Kërko

Besimtarë me Rruzare në dorë Besimtarë me Rruzare në dorë

Papa, në tetor ta intensifikojmë lutjen për paqen

R.SH - Vatikan

“Këtë muaj tetor, duke soditur me Marinë misteret e Krishtit Shëlbues, të intensifikojmë lutjen tonë për paqen: një lutje që bëhet solidaritet konkret me popullatat e martirizuara nga lufta. Faleminderit shumë fëmijëve që në mbarë botën janë angazhuar ta lusin #RruzaresShenjte për këtë qëllim. #1MillionChildrenPraying @ACN_int”. Kështu thotë Papa në platformën sociale X duke përmendur iniciativën e fondacionit ‘Ndihmë për Kishën që Vuan’ lidhur me lutjen e rruzares, nga një milion fëmijë, për paqen.

07 tetor 2025, 14:27