Kërko

Papa Romëve e Sintëve: puna e lutja janë "forcë" për të shembur muret e mosbesimit

Dinjiteti dhe mosbesimi, bukuria dhe frika, kufizimi dhe inkulturizimi. Pastaj besimi, lutja, puna, shoqërimi, arsimi, trajtimi. E akoma, paqja, e cila "është e mundur, nuk është ëndërr". Shumë fjalë kyçe në fjalimin që Papa Leoni XIV ua mbajti pjesëmarrësve në Jubileun e romëve, sintëve dhe endacakëve në Sallën Pali VI, në Vatikan. Jini protagonistë të ndryshimit epokal në zhvillim, duke ecur së bashku me njerëz të tjerë vullnetmirë, kudo që të jeni, duke kapërcyer mosbesimin e ndërsjellë

R.SH. / Vatikan

Leoni XIV pret në aduiencë pjesëmarrësit në Jubileun e Romëve, Sintëve dhe Kaminantëve, mbledhur në Sallën Pali VI në Vatikan. Muzikë, këngë, vallëzim, lexim shkrimesh dhe dëshmi paraprijnë mbërritjen e Papës, i cili i nxit të jenë "protagonistë të ndryshimit epokal në zhvillim e sipër", duke e bërë të njohur "bukurinë e kulturës së tyre" dhe "duke ndarë besimin, lutjen dhe bukën e punës së ndershme". Papa u përgjigjet disa pyetjeve të shpejta dhe i nxit miqtë të jenë "nxitës" të paqes: "Nuk është ëndërr, është e mundur

Dinjiteti dhe mosbesimi, bukuria dhe frika, kufizimi dhe inkulturizimi. Pastaj besimi, lutja, puna, shoqërimi, arsimi, trajtimi. E akoma, paqja, e cila "është e mundur, nuk është ëndërr". Shumë fjalë kyçe u përsëritën në fjalimin që Papa Leoni XIV ua mbajti pjesëmarrësve në Jubileun e romëve, sintëve dhe endacakëve. Të shumtë dhe të larmishëm, po aq të larmishëm sa edhe publiku që e dëgjonte në Sallën Pali VI, në Vatikan, i veshur me funde cigane të qëndisura, jelekë dantela, shalle me pika, kapele me strehë të gjerë dhe mbulesa koke të zbukuruara me lule. Sot paradite në Vatikan, ka festë me romët e sintët, të cilët, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës e edhe më gjerë, po e festojnë këtë ngjarje jubilare me titullin simbolik "Shpresa është shëtitëse". Është shenjë e vëmendjes së Kishës ndaj një segmenti të popullsisë që shpesh lihet, e ndonjëherë vetë-lidhet, në skutat e shoqërisë. E njëjta vëmendje që Papa Leoni, duke përmendur paraardhësit e tij, u kërkon institucioneve, shoqërisë dhe vetë Kishës, ndërsa u bën thirrje këtyre popullatave të jenë protagoniste të ndryshimit.

Jini protagonistë të ndryshimit epokal në zhvillim, duke ecur së bashku me njerëz të tjerë vullnetmirë, kudo që të jeni, duke kapërcyer mosbesimin e ndërsjellë, duke bërë të njohur bukurinë e kulturës suaj, duke ndarë besimin, lutjen dhe bukën e punës së ndershme.

Leoni XIV hyn i rrethuar nga tingujt e muzikës dhe i përshëndet të pranishmit me përshëndetjen në gjuhën rome:

"O Del si tumentsa! Zoti qoftë me ju!"

Feja juaj e fortë, shpresa juaj e palëkundur vetëm në Zotin, besimi juaj i çeliktë, që nuk i nënshtrohet mundimeve të një jete shpesh në skutat e shoqërisë. Paqja e Krishtit qoftë në zemrat tuaja, vëllezër dhe motra  Romë, Sintë dhe Kaminantë! E paqja qoftë edhe në zemrat e shumë punonjësve baritorë, të pranishëm këtu dhe që ecin pa u lodhur me ju.

Takimi i parë historik në Pomezia, me Palin VI

Papa Leoni XIV kujton rastësinë e kremtimit të Jubileut me 60-vjetorin e takimit të parë historik botëror të Palit VI në Pomezia, Itali, me Romët dhe Sintët. Ishte 26 shtatori 1965: këtë ngjarje “e dëshmon” edhe shtatorja e Zojës, e ekspozuar në Vatikan. Domethënë, piktura e dhuruar në vitin 1961 nga skulptori Fabio Pancheri për Sintët dhe Romët e Trentinos, të cilën ata e mbanin në shtegtime të ndryshme mariane dhe më pas e dorëzonin në Romë për nderim në mbarë botën. Në Pomezia, Montini e kurorëzoi atë si "Mbretëreshën e Romëve, Sintëve dhe Kaminantëve". Që nga ajo ngjarje, takimet papnore me këto bashkësi u bënë gjithnjë e më të shpeshta, "shenjë e një dialogu të gjallë dhe kujdesi të veçantë baritor për ju, pjesa e dashur e popullit shtegtar të Zotit", u tha sot Leoni:

Po, Zoti Atë ju do dhe ju bekon, e Kisha ju do dhe ju bekon. Ju mund të jeni dëshmitarë të gjallë të qendrës së këtyre tri gjërave: të besoni vetëm te Zoti, të mos lidheni me asnjë pasuri të kësaj bote dhe të shprehni fe shembullore në vepra dhe fjal

18 tetor 2025, 15:26