Papa: Shën Gjon Pali II dëshmitar i shpresës dhe udhërrëfyes i të rinjve
Papa: "bashkë me ju kërkoj ndërmjetësimin e Shën Gjon Palit II, dëshmitar i shpresës dhe udhërrëfyes i të rinjve. Ai mund të frymëzojë mësuesit, katekistët dhe edukatorët të bashkëpunojnë me prindërit në formimin e ndërgjegjes së brezave të rinj".
R.SH. / Vatikan
"Në këto ditë kërkoj bashkë me ju ndërmjetësimin e Shën Gjon Palit II, dëshmitar i shpresës dhe udhërrëfyes i të rinjve. Ai mund të frymëzojë mësuesit, katekistët dhe edukatorët të bashkëpunojnë me prindërit në formimin e ndërgjegjes së brezave të rinj". Kështu tha Papa Leoni XIV, duke përshëndetur besimtarët polakë gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës mbajtur në sheshin Shën Pjetrit në Vatikan. Nesër do të jetë përvjetori i zgjedhjes së Papës Wojtyla, e cila ndodhi më 16 tetor 1978, ndërsa më 22 tetor do të jetë përkujtimi liturgjik i Shën Gjon Palit II..
15 tetor 2025, 12:32
