Papa Universiteteve Katolike, formoni qytetarë që punojnë për të mirën e përbashkët
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV takoi sot paradite në Vatikan Anëtarët e "Organización de Universidades Católicas de América Latina y el Caribe". “Jeni të vetëdijshëm se, ndër qëllimet e këtij rrjeti prej më shumë se njëqind institucionesh, janë përparimi i arsimit të lartë katolik dhe shërbimi ndaj shoqërisë, duke krijuar hapësira takimi mes fesë dhe kulturës, për të shpallur Ungjillin në mjedisin universitar. Kjo ecje së bashku thotë shumë, sepse shpreh të njëjtin mision për të cilin universiteti lindi në gjirin e Kishës Katolike që "të jetë një qendër e pakrahasueshme e krijimtarisë dhe e përhapjes së dijes për të mirën e njerëzimit, ku përpjekja e përbashkët e inteligjencës dhe e fesë u mundëson njerëzve të arrijnë masën e plotë të humanitetit të tyre”, tha Papa Leoni XIV duke pritur në audiencë Anëtarët e "Organización de Universidades Católicas de América Latina y el Caribe", një rrjet prej mbi 100 institucionesh, me rastin e shtegtimit të tyre në Romë për Jubileun e Botës Edukative.
"Universitetet katolike që ju përfaqësoni - shtoi Ati i Shenjtë Prevost - ''janë të thirrura të bëhen "rrugëtime të mendjes drejt Zotit", duke mishëruar kështu identitetin katolik që duhet t'i dallojë ato. Propozimi i arsimit të lartë katolik nuk është tjetër veçse kërkimi i zhvillimit të gjithanshëm të njeriut, duke formuar inteligjenca me sens kritik, zemra besimtare dhe qytetarë të angazhuar për të mirën e përbashkët. Dhe gjithë këtë, me ekselencë, kompetencë dhe profesionalizëm'', tha Papa Leoni XIV në audiencë, në Vatikan, anëtarët e "Organizatave të Universiteteve Katolike të Amerikës Latine dhe Karaibeve" me rastin e shtegtimit të tyre në Romë për Jubileun e botës edukative.
''Ju i njihni mirë sfidat me të cilat përballet sot arsimi. Me kreativitet, dhe duke ditur se hiri i Zotit ju mbështet, vazhdoni me misionin që Kisha ju beson'', inkurajoi Paps duke kujtuar se "qëllimi i arsimit të lartë katolik nuk është tjetër veçse kërkimi i zhvillimit të gjithanshëm të personit njerëzor, duke formuar mendje kritike, zemra besimtare dhe qytetarë të angazhuar për të mirën e përbashkët. Dhe e gjithë kjo, me ekcelencë, kompetencë dhe profesionalizëm", theksoi Papa Leoni XIV duke iu drejtuar Oducal, Organizacion de Universidades Catolicas de America Latina y el Caribe. Leoni XIV në fjalimin e tij, në spanjisht, i nxiti universitetet katolike që "me kreativitet" ta "vazhdojnë misionin" e besuar nga Kisha "me kreativitet", "të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet edukimi sot". "Ju jam mirënjohës për të gjitha përpjekjet dhe punën tuaj në kryerjen e kësaj detyre të madhe", përfundoi Papa.
