Leoni XIV: të ndalohet çdo dhunë, nuk mund të mësohemi me luftën dhe shkatërrimin
R.SH. / Vatikan
Është thirrje që idealisht rrok mbarë botën, me plagët e saj të larmishme, por të bashkuara në një dhimbje e përbashkët. Kështu iu drejtua Papa Leoni XIV besimtarëve sot, 16 nëntor, pas lutjes së Engjëllit të Tënzot kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Të krishterët e persekutuar në mbarë botën
Duke rifilluar katekizmin që i parapriu lutjes së Shën Marisë, Papa Leoni XIV tërhoqi vëmendjen tek persekutimi dhe diskriminimi që edhe sot i prekin të krishterët në shumë vise të botës. Kujtoi disa nga zonat më të dëmtuara nga dhuna: Bangladeshi, Nigeria, Mozambiku dhe Sudani, nga të cilat vijnë shpesh "lajme për sulme kundër bashkësive dhe vendeve të kultit".
Po Zoti është Atë i mëshirshëm dhe dëshiron paqe ndërmjet gjithë bijve të tij!
Sudani: nis hetimi i OKB-së pas mizorive në El Fasher
Në Sudan, pas mizorive në El Fasher, nisi hetimi i OKB-së. Hetimi për dhunën u vendos nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, i cili u mblodh këtë javë për të diskutuar luftën në vendin afrikan.
Sulmi terrorist në Kivunë Veriore
Përqafimi i Leonit XIV shtrihet në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në Kivunë Veriore, ku situata mbetet e rëndë pavarësisht marrëveshjes së fundit me Ruandën. Ditët e fundit, kujtoi Papa, "ndodhi një masakër mbi civilët, me të paktën 20 viktima të sulmit terrorist". Anëtarët e ADF (Forcave Demokratike Aleate) hynë në zonën urbane të Byambwe, në dioqezën e Butembo-Beni. Sulmuan qendrën shëndetësore dioqezane, të drejtuar nga murgeshat, duke ndjekur pacientët dhe më pas duke i vënë flakën të gjithë objektit. Dhjetëra gra u vranë në repartin e maternitetit, ndërsa shkatërrimi vazhdoi në fshat, ku terroristët i vijuan sulmet e tyre, duke u strehuar, më pas, përfundimisht në pyje.
Të lutemi që çdo dhunë të ndalet dhe që besimtarët të punojnë për të mirën e përbashkët.
Masakra e civilëve në Kivu, don Piumatti: heshtja e Perëndimit është e turpshme
Besohet se rreth 20 persona u vranë në sulmin brutal terrorist nga ADF në fshatin Byambwe, në Republikën Demokratike të Kongos. Militantët morën në shënjestër.
Paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë
Nuk mungojnë as mendimet për Ukrainën, nga ku vazhdojnë të mbërrijnë raportet për sulme, duke përfshirë edhe Kievin. Nata ndërmjet së enjtes dhe të premtes pa një nga bombardimet më intensive ruse, që nga fillimi i luftës në kryeqytetin ukrainas, me përdorimin e 430 dronëve dhe 18 raketave. Numri i viktimave ishte shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa zjarret shpërthyen në disa zona të kryeqytetit, duke detyruar shumë banorë të dilnin në rrugë mes rrënojave para ndërtesave të tyre. Këto sulme, vazhdoi Papa Leoni XIV, nuk i kursejnë as fëmijët dhe shkaktojnë dëme të mëdha në infrastrukturën civile, "duke lënë familjet pa strehë ndërsa moti i ftohtë përparon".
