Papa pret presidentin e Timorit Lindor
R.SH. / Vatikan
José Manuel Ramos-Horta, presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor - vendi i vogël i Azisë Juglindore i vizituar nga Papa Françesku në shtator 2024 dhe për të cilin mbahet mend pritja mbresëlënëse e rezervuar për Papën Bergoglio - u prit në audiencë, sot paradite nga Leoni XIV në Vatikan. Presidenti Horta, pas bisedës me Papën, u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, dhe kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë - informon një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit -, u theksuan marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë e Timorit Lindor dhe kontributi i Kishës Katolike në favor të shoqërisë timoreze. Më pas u ndalën - vazhdon komunikata e shtypit - në disa aspekte të situatës ekonomike dhe sociale të vendit. Në vazhdim të bisedës, pati gjithashtu një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën rajonale, dhe u fol për anëtarësimin e fundit të Timorit Lindor në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN)".
