Kërko

Papa kujton Ditën "Pro Orantibus" dhe Ditën Botërore të Fëmijëve 2026

Gjatë përshëndetjeve në fund të audiencës së përgjithshme, Papa kujton një ngjarje të rëndësishme për komunitetin kishtar. "Pasnesër, më 21 nëntor, përkujtimi liturgjik i Paraqitjes së Virgjrës së Lume Mari në Tempull, do të kremtohet në Itali Dita "Pro Orantibus". Papa Leoni XIV kujtoi Ditën Botërore të Fëmijëve 2026, samitin e Cop30 që po zhvillohet në Brazil dhe ftesën të promovojmë stile jetese dhe politika që mbrojnë dinjitetin njerëzor.

R.SH. / Vatikan

Gjatë përshëndetjeve në gjuhën italiane, Papa Leoni XIV kujton një ngjarje të rëndësishme për komunitetin kishtar. "Pasnesër, më 21 nëntor, përkujtimi liturgjik i Paraqitjes së Virgjërës së Lume Mari në Tempull, do të festohet në të gjithë Italinë Dita "Pro Orantibus". Të gjithë vëllezërve dhe motrave të jetës kontemplative të mos u mungojë solidariteti konkret dhe ndihma efektive e komunitetit kishtar për t'u siguruar atyre mbijetesën dhe vazhdimësinë e apostullimit të tyre të heshtur, frytdhënës dhe të pazëvendësueshëm", thotë Papa.

Dita Botërore e Fëmijëve 2026

Më pas, Papa Leoni XIV kujton dy ngjarje të tjera: "Dëshiroj të kujtoj peshkatarët, me rastin e Ditës Botërore të Peshkimit, që do të jetë të premten e ardhshme më 21 nëntor: Maria, Ylli i detit, i mbrojt peshkatarët dhe familjet e tyre. Mendimi im shkon edhe te Fëmijët, të cilët do të kem gëzimin t'i takoj në Ditën dedikuat atyre, e cila është programuar nga 25 deri më 27 shtator 2026", shton Prevost.

Ta ruajmë shtëpinë tonë të përbashkët

Leoni XIV përshëndeti me përzemërsi një grup shtegtarësh brazilianë që mbërritën në sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e sotme të përgjithshme. "Të dashur shtegtarë të gjuhës portugeze, veçanërisht grupet e ardhura nga Brazili, mirë se keni ardhur! Vëllezër dhe motra, nëse nuk jemi kujdestarë të kopshtit të krijimit, përfundojmë duke u bërë shkatërrues të tij. T'i lutemi Shpirtit që të na ndihmojë të ruajmë, me të njëjtin besim, shtëpinë tonë të përbashkët dhe zemrën tonë. Zoti ju bekoftë!", u tha Papa besimtarëve të Brazilit ku po zhvillohet Cop30, Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike .

Të promovojmë stile jetese dhe politika që mbrojnë dinjitetin njerëzor

"Si ndjekës të Jezusit, jemi të thirrur të promovojmë stile jetese dhe politika që vendosin në qendër mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe të gjithë krijimit". Kështu Papa Leoni XIV gjatë audiencës së përgjithshme sotme të përgjithshme, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përshëndetur shtegtarët anglishtfolës.

"Së fundi, përshëndes me dashuri të rinjtë, të sëmurët dhe të sapomartuarit. Të dielën e ardhshme, të fundit të kohës së zakonshme sipas kalendarit liturgjik të Kishës, do të kremtojmë solemnitetin e Krishtit, mbretit të Gjithësisë. Të dashur të rinj, vendoseni Jezusin në qendër të jetës suaj. Krishti, që e bëri Kryqin një fron mbretëror, t'ju mësojë juve, të dashur të sëmurë, të kuptoni vlerën shëlbuese të vuajtjes së jetuar në bashkim me Të. Ju ftoj juve, të dashur të sapomartuar, të vendosni Jezusin në qendër të rrugëtimit tuaj martesor", përfundon Papa Leoni XIV.

19 nëntor 2025, 11:55