Kërko

Mesha e Shenjtë për Jubileun e Botës së Arsimit dhe shpalljen e Shën Gjon Henri Newman si Doktor i Kishës (@VaticanMedia) Mesha e Shenjtë për Jubileun e Botës së Arsimit dhe shpalljen e Shën Gjon Henri Newman si Doktor i Kishës (@VaticanMedia)

Papa: Shën Gjon Henri Newman, pajtor i Universitetit Papnor Urbaniana

U botua një Kirograf i Leonit XIV, në të cilin kardinali anglez, "model i ndritshëm feje dhe kërkimi të sinqertë për të vërtetën", shpallet pajtor i universitetit papnor. Papa e pranoi kështu kërkesën e bërë nga Kardinali Tagle, Kancelar i Madh i Universitetit Urbanian.

R.SH. / Vatikan

Mban datën 1 nëntor 2025, Solemnitet i të Gjithë Shenjtorëve, Kirografi i Papës Leoni XIV, me të cilin vendosi që Shën Gjon Henri Newman të jetë Shenjt Pajtor Qiellor i Universitetit Papnor Urbaniana, në Romë. Ky vendim vjen ditën kur kardinali anglez Newman u shpall Doktor i Kishës, pas Meshës së kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, me rastin e Jubileut të Botës Edukative.

Në Kirografin e Papës lexohet se kërkesa e Kardinalit Luis Antonio Gokim Tagle, Kancelar i Madh i Universitetit Papnor Urbaniana, u pranua me propozimin e Profesor Vincenzo Buonomo, Delegat Papnor i universitetit me autoritetin dhe kompetencat e Rektorit.

Papa dekretoi: "Shën Gjon Henri Newman, Doktor i Kishës, i lindur më 21 shkurt 1801 në Londër, vdekur më 11 gusht 1890 në Edgbaston, i shenjtëruar më 13 tetor 2019 në Sheshin e Shën Pjetrit, të shpallet Pajtor i Universitetit Papnor Urbaniana, në mënyrë që të ndërmjetësojë - pohon Kirografi - për këtë institucion akademik dhe të jetë, për ata që formohen atje në shërbimin misionar të Kishës, modele të ndritshme besimi dhe kërkimi të sinqertë të së vërtetës".

Në homelinë e Meshës së 1 nëntorit, Papa Leoni XIV theksoi "madhështinë imponuese kulturore dhe shpirtërore të Newman", frymëzim për brezat e ardhshëm, zemrat e të cilëve "kanë etje për pafundësinë" e që, përmes "kërkimit dhe dijes", do të jenë në gjendje të përballojnë "atë shtegtim që, siç thoshin të lashtët, na çon per aspera ad astra, domethënë, përmes vështirësive, drejt yjeve".

03 nëntor 2025, 12:50