Kërko

Takimi i Papës me anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar (@Vatican Media) Takimi i Papës me anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar (@Vatican Media)

Papa: teologjia e thirrur të bashkëndajë sfidat e Kishës dhe të njeriut sot

Katoliciteti, dialogu ndërdisciplinor për të vazhduar në udhën e ungjillëzimit, dëshmia e një jete të besueshme. Këto janë udhëzimet që Leoni XIV i ofron Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, të cilin falënderon për dokumentin e dhënë në rastin e 1700-vjetorit të Koncilit Ekumenik të Parë të Nikesë

R.SH.– Vatikan

Shoshitja e “res novae”, gjërave të reja që “shënojnë rrugën e familjes njerëzore dhe temave doktrinore në jetën e Kishës”. Kjo është një nga misionet kryesore të teologjisë që Papa Leoni XIV i tregoi Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, gjatë audiencës së sotme, më 26 nëntor, në Vatikan, me rastin e sesionit plenar vjetor.

Janë realitete që na pyesin me urgjencë si Popull i Zotit, që ta njoftojmë me besnikëri krijuese Lajmin e Mirën (Ungjillin) dhënë botës «një herë e përgjithmonë» nga Hyji Ati ynë, përmes Jezu Krishtit Zot. Ai është Ungjilli i gjallë i shpëtimit: dëshmia që i bëjmë Atij në çdo epokë përditësohet vazhdimisht nga shpërthimi «pa masë» i Shpirtit Shenjt. Ai është "Shpirtii së vërtetës", Ngushëlluesi, mbrojtësi, i cili ndriçon mendjet tona dhe ndez zemrat tona me bamirësi, që të shndërrojë historinë sipas vullnetit të dashurisë së Hyjit.

Drejtimi i misionit të Kishës

Prandaj, është e qartë detyra e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, i cili, për Papën Leonin XIV, është i thirrur të “ofrojë thellime, interpretime dhe udhëzime për Dikasterit e Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë” dhe për ipeshkvijtë. Prandaj, “kontributet tuaja mund të orientojnë misionin e Kishës në besnikëri ndaj thesarit të fesë”. Një komision ky teologjik, kujton Leon XIV, i lindur për të pranuar kërkesat e Koncilit të II të Vatikanit dhe i themeluar në vitin 1969 nga Papa Pali VI. Më vonë, në vitin 1982, Papa Gjon Pali II i dha një formë të qëndrueshme dhe përfundimtare.

Dhurata e unitetit dhe paqes

Papa Prevost falënderon veçanërisht për publikimin e dokumentit: “Jezu Krishti, Bir i Hyjit, Shpëtimtar”, ofruar Kishës në rastin e 1700-vjetorit të Koncilit Ekumenik të Parë të Nikesë.

Një tekst i autoritetshëm, me peshë – thekson Ati i Shenjtë – i cili sigurisht do të jetë burim frymëzimi për studime të mëtejshme dhe për zhvillimin e dialogut ekumenik”. Pikërisht nesër do të filloj udhëtimin tim apostolik të parë në Turqi dhe Liban, gjatë të cilit do të udhëtoj në shtegtim në İznik, Nikenë e lashtë, për të kujtuar atë ngjarje historike dhe për të kërkuar nga Zoti dhuratën e unitetit dhe paqes për Kishën e tij.

Pasuria e përvojave të kishave lokale

Leoni XIV tregon tre rrugë teologëve të Komisionit, përveç rigorozitetit të metodës teologjike: e parë është “katoliciteti”, dhe citon Shën Gjon Palin II që kujton se Komisioni, si shprehje e vendeve dhe kulturave të ndryshme, duke njohur më mirë problemet e reja, mund të kapte “dëshirat dhe mentalitetet e njerëzve të sotme”.

Shpresoj që reflektimet tuaja do të pasurohen nga përvojat e shumta të Kishave lokale.

Vazhdimi i ungjillëzimit të popujve

Një pikë tjetër që tregon Papa Leoni XIV është ajo e lidhur me dialogun ndërmjet- dhe trans-disiplinor me njohuritë dhe aftësitë e ndryshme, që ndihmon në nxitjen e rritjes së të gjitha njohurive “brenda hapësirës së Dritës dhe Jetës që ofron Urtia e cila vjen nga Zbulesa e Zotit”. Përpjekja juaj në këtë kontekst është jo vetëm e dobishme por e nevojshme për të vazhduar me autenticitet dhe efikasitet në ungjillëzimin e popujve dhe kulturave.

26 nëntor 2025, 12:54