Kërko

Papa u nis nga Stambolli, për në Liban

Në orën 14:45 (ora lokale), aeroplani me Leonin XIV në bord, nisi fluturimin për në Bejrut. Papa do të qëndrojë në Tokën e Kedrave deri të martën, më 2 dhjetor.

R.SH. / Vatikan

Në orën 14:45 (ora lokale), avioni Airbus A320neo i ITA Airways me të cilin do të shtegtonte Papa Leon XIV, u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Atatürk i Stambollit, me destinacion Bejrutin, kryeqytetin e Libanit, ku Papa do të qëndrojë deri të martën, më 2 dhjetor, si pjesë e udhëtimit të tij të parë apostolik.

Katër ditët e Papës në Turqi

Kështu përfundon vizita katër-ditore e Papës në Turqi (Türkiye). Ndër pikat e tjera kryesore, vizita përfshinte përkujtimin, së bashku me Patriarkun Bartolomeu dhe udhëheqësit dhe përfaqësuesit e Kishave të Krishtera të botës, të 1700-vjetorit të Këshillit të parë Ekumenik në histori, mbajtur në Nikea, Iznikun e sotëm.

Një i thjeshtë, i përzemërt dhe solemn u zhvillua mbi rrënojat e Bazilikës së lashtë të Shën Neofitit, në Iznik, gjatë të cilit Papa Leoni XIV nxiti për të kapërcyer "shkandullin e përçarjeve" ndërmjte të krishterëve duke nxitur "unitetin".

Mirëpritja në Liban

Në aeroportin e Bejrutit, Papa do të mirëpritet nga Nunci Apostolik dhe Shefi i Protokollit të Libanit

30 nëntor 2025, 14:16