Tregimi me imazhe i ditës së dytë të Papës në Turqi
R.SH. / Vatikan
Ditë e ngjeshur për Leonin e XIV-të në Stamboll, e filluar me takimin e lutjes me ipeshkvijtë, meshtarët, diakonët, rregulltarët, motrat rregulltare dhe punëtorët pastoralë në Katedralen e Shpirtit Shenjt. Papa u kujtoi tyre se “forca e vërtetë e Kishës” është në “logjikën e vogëlsisë”, jo në pranimin numerik ose në fuqi, por në besimin e premtimit të Zotit.
Ngrohtësi dhe dashuri për Papën gjatë vizitës së tij në shtëpinë e moshuarve të Motrave të Vogla të të Varfërve, një rend rregulltaresh i përkushtuar mbi njëqind vjet shërbimit të dashurisë për të afërmit. Momenti kulminues i ditës ishte kujtimi i1700 vjetorit të Koncilit të Nikesë në një lutje të përbashkët të Papës me Patriarkun Ekumenik të Konstantinopolit Bartolomeo I dhe kryetarët dhe përfaqësuesit e Kishave Kristiane të botës, mbi rrënojat e Bazilikës së lashtë të Shën Neofitit. Nga Papa, thirrje për të “refuzuar me forcë” përdorimin e fesë për të justifikuar luftërat dhe dhunën, fundamentalizmin dhe fanatizmin.
