Papa: po mendoja të pensionohesha, por iu dorëzova Zotit
R.SH. / Vatikan
"Para së gjithash, dua t'ju falënderoj të gjithëve ju që keni punuar kaq shumë. Do të doja që ta përcillni këtë mesazh edhe gazetarëve të tjerë, si në Turqi ashtu edhe në Liban, të cilët kanë punuar për të komunikuar mesazhet e rëndësishme të këtij udhëtimi. Edhe ju të gjithë meritoni gjithashtu një duartrokitje për këtë udhëtim." Me këto fjalë, Papa Leoni XIV përshëndeti 81 gazetarët në fluturimin e kthimit nga Bejruti për në Romë dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, duke folur në anglisht, italisht dhe spanjisht. Udhëtimi, Lindja e Mesme, lufta në Ukrainë, prania e Evropës në bisedimet e paqes dhe situata në Venezuelë ishin ndër temat e trajtuara nga Papa, i cili mori si dhuratë një pikturë të punuar me dorë nga një korrespondent libanez, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, që përshkruan atë dhe vendet simbolike që vizitoi në Tokën e Kedrave.
