Papa pret në audiencë kryeministrin e Republikës së Maltës
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV priti, sot paradite, 15 dhjetor, në audiencë kryeministrin e Maltës, Robert Abela. Kreu i Qeverisë malteze më pas shkoi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ku takoi Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti, i shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit - thuhet në një njoftim të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - u theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Kishës dhe Shtetit. Gjithashtu u trajtuan tema me interes të përbashkët, siç janë migrimi, në të cilin Kisha dhe Qeveria janë fuqishëm të angazhuara". "Në vazhdimin e bisedës - informon më tej komunikata për shtyp - fol për situatën evropiane dhe ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj Ukrainës dhe Lindjes së Mesme".
