Kërko

Papa në Castel Gandolfo (foto arkivore) Papa në Castel Gandolfo (foto arkivore)

Leoni XIV: të ngremë zërin për paqen. Të kërkojmë dialogun, jo dhunën

Mbrëmë, në Castel Gandolfo, Papa dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët jashtë rezidencës papnore, pasi komentoi situatën në Lindjen e Mesme, kërkoi lutje për paqe. Më pas kujtoi edhe Ditën e djeshme të Përkujtimit të Holokaustit, duke theksuar: "duhet të luftojmë kundër çdo forme të antisemitizmit".

R.SH. - Vatikan

“Them vetëm se duhet të lutemi shumë për paqen". Kjo, deklarata e shkurtër e Papës Leoni XIV për Tg2  Rai2 (Kanali i dytë televiziv i Rai-t, transmetuesit publik të Italisë).

Kur u pyet nga gazetarët për situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht në ujërat e grupit të goditjes detare, udhëhequr nga aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln, Papa përsëriti thirrjen për paqe: "Ne të vegjlit mund të ngremë zërin tonë dhe të kërkojmë gjithmonë dialog, jo dhunë, për t’i zgjidhur këto probleme", pohoi, "sidomos në këtë ditë që kujton Holokaustin".

Duke kujtuar, në Castel Gandolfo, përvjetorin e djeshëm Papa Leoni përsëriti çka kishte deklaruar më parë dje, në platformën e tij sociale X @Pontifex: "Ne luftojmë kundër të gjitha formave të antisemitizmit".

28 janar 2026, 10:59