Nga Arka e Noehit - te pëllumbi: kafshët në reflektimet e Papëve
R.SH. / Vatikan
Kisha përkujton sot , 17 janar, Shëna Ndoun Abat, që zakonisht përshkruhet me një derr pranë, me zile rreth qafës. Ky përfaqësim ikonografik lidhet me faktin se urdhri i lashtë spitalor i "Antonianëve" mbante derra në qytetet e tyre. Dhjami i këtyre kafshëve përdorej për të vajosur të sëmurët që vuanin nga një sëmundje e cila më vonë do të quhej "Zjarri i Shëna Ndout". Në ditën e festës së tij liturgjike, bekohen stallat e sillen për t'u bekuar kafshët shtëpiake.
Besëlidhja e Zotit me çdo qenie të gjallë
Në Bibël prania e kafshëve është e zakonshme. E edhe në disa nga reflektimet e Papëve mbi këto qenie të gjalla, duke nisur me një fjalë, që përfshin shumë: arka, e cila në Testamentin e Vjetër është simbol i pranisë së Zotit ndërmjet popullit të tij. Papa Gjon Pali II reflektoi mbi kuptimin e arkës më 21 shkurt 1988, gjatë vizitës në famullinë romake të Shën Priskës.
Gjon Pali II, aleanca me të gjithë kafshët e dala nga arka
"Ja, unë po vendos besëlidhjen time me ju dhe me pasardhësit tuaj pas jush, me çdo krijesë të gjallë... me zogj, bagëti e bisha të egra të tokës, me çdo krijesë të gjallë që doli nga arka" (Zan 9:9-10). Në këto fjalë të Librit të Zanafillës, dëgjojmë një jehonë të qartë të kapitullit të parë të të njëjtit Libër, në të cilin Zoti ia nënshtron të gjithë krijimin sundimit njerëzor. ...Nga Libri i Zanafillës mund të nxjerrim përfundimin se përmbytja biblike, e cila shkatërroi tokën dhe gjithçka mbi të përveç qenieve të shpëtuara në arkën e Noehut, ishte ndëshkim për një përmbytje tjetër, atë të mëkatit (krh Zan. 6).
Kafshët dhe vdekja
Njerëzit dallohen prej qenieve të tjera të gjalla nga aftësia e tyre për pyetje themelore, të tilla si ato rreth vdekjes dhe kuptimit të jetës. Këtë e theksoi edhe Papa Leoni XIV në audiencën e përgjithshme të 10 dhjetorit 2025.
Leoni XIV dhe lidhja me vdekjen për kafshët
Çfarë është, pra, vdekja? A është vërtet fjala e fundit në jetën tonë? Vetëm qeniet njerëzore e bëjnë këtë pyetje, sepse vetëm ata e dinë se duhet të vdesin. Por vetëdija nuk i shpëton nga vdekja; përkundrazi, në një farë kuptimi, i "rëndon" në krahasim me të gjitha krijesat e tjera të gjalla. Kafshët vuajnë, sigurisht, dhe e kuptojnë se vdekja është afër, por ato nuk e dinë se vdekja është pjesë e fatit të tyre. Nuk e vënë në dyshim kuptimin, qëllimin ose rezultatin e jetës. Duke njohur këtë aspekt, duhet të pranojmë se jemi krijesa paradoksale, të palumtura, jo vetëm sepse vdesim, por edhe sepse jemi të sigurt se kjo ngjarje do të ndodhë, edhe pse nuk e dimë se si dhe se kur.
Si dele mes ujqërve
"Unë ju dërgoj si dele midis ujqërve". Këto fjalë drejtuar nga Jezusi apostujve janë qendra e katekizmit të Papës Françesku në audiencën e përgjithshme të 15 shkurtit 2023.
Françesku: Jezusi nuk kërkon të ndeshet me ujqërit
Jezusi thotë: "Unë ju dërgoj si dele ndër ujqër" (vargu 16). Nuk na kërkon të dimë si të ndeshemi me ujqërit, domethënë të jemi në gjendje të argumentojmë, të kundërshtojmë, dhe të mbrohemi: jo. Ne mendojmë kështu: do të bëhemi të rëndësishëm, të shumtë, prestigjiozë, dhe bota do të na dëgjojë dhe do të na respektojë, e ne do t'i mposhtim ujqërit: jo, nuk është kështu. Jo, unë ju dërgoj si dele, si qengja - kjo është gjëja e rëndësishme. Nëse nuk doni të jeni dele, Zoti nuk do t'ju mbrojë nga ujqërit. Bëni sa më mirë që të mundeni. Por nëse jeni dele, jini të sigurt se Zoti do t'ju mbrojë nga ujqërit. Jini të përulur. Ai na kërkon të jemi kështu, të jemi të butë dhe me dëshirën për të qenë të pafajshëm, të jemi të gatshëm të sakrifikojmë; kjo përfaqëson qengjin: butësi, pafajësi, përkushtim, ëmbëlsi. E Ai, Bariu, do t'i njohë qengjat e Tij dhe do t'i mbrojë nga ujqërit. Ndërsa qengjat e maskuar si ujqër do të diktohen e të bëhen copë e grimë”.
Një qengj në thertore
Të jeni të përvujtë si qengji. Papa Pali VI, gjatë Udhës së Kryqit në Koloseum, në Kodrën Palatine, më 27 mars 1970, e krahasoi pafajësinë me këtë kafshë.
Pali VI: Jezusi ishte qëngji i Zotit
“Kur hasim një fëmijë që vuan, kur vërejmë dikë që vuajtjeve të tij fizike ose morale ia shton mundimin e një pyetjeje të verbër që duket se mbetet pa përgjigje: pse? pse ky çrregullim, pse ky zemërim i pashpjegueshëm kundër të drejtës themelore të ekzistencës, për të jetuar mirë, kur përvoja e së keqes tërbohet pa asnjë arsye të dukshme? Misteri, po, vuajtja e pafajshme është mister për ne; por takimi ynë me këtë mister në Kryqëzimin hyjnor, në Të, supremin, vërtet të pafajshmin (krahaso Luka 23:41), të paktën na e ndalon blasfeminë që do të na vinte në buzë. Edhe Jezusi ishte i pafajshëm, ishte qengj, Qengji i Zotit, i përvujtë dhe i ligësht, e lejoi veten të çohej në thertore”.
Maria dhe koka e gjarprit
Gjarpri është kafsha e parë që përmendet në Librin e Zanafillës; e është edhe simbol i mëkatit. Papa Piu XII, në mesazhin e tij radiofonik për Italian Catholic Action më 8 dhjetor 1953, theksoi se Virgjëra Mari e mposhti tunduesin e lashtë, Shejtanin, një herë e përgjithmonë.
Piu XII: Maria ia shtypi kokën gjarprit
