Kërko

Papa viziton befas ipeshkvijtë e Perusë Papa viziton befas ipeshkvijtë e Perusë

Papa, surprizë në drekë me ipeshkvijtë e Perusë në Romë

Takimi, i përkufizuar si “një gjest afërsie dhe bashkimi” në profilin X të Konferencës Ipeshkvore të vendit të Amerikës së Jugut, u zhvillua sot, më 29 janar. Nesër vizita ad limina e ipeshkvijve te Ati i Shenjtë

R.SH. / Vatikan

"Një gjest afërsie dhe bashkimi që forcon misionin baritor të Kishës në Peru". Kështu u përkufizua "surpriza e këndshme dhe e papritur" që ipeshkvijtë e vendit të Amerikës Latine morën sot, më 29 janar, nga Papa Leoni XIV. Papa vizitoi prelatët gjatë "drekës vëllazërore", siç lexohet në profilin X të Konferencës Episkopale të Perusë, ndërsa ata ndodhen në Romë për vizitën e tyre ad limina apostolorum, të programuar nga 26 deri më 31 janar. Në këtë takim marrin pjesë ipeshkvijtë e 46 juridiksioneve kishtare të vendit, të cilët do të priten në audiencë nga Papa nesër, më 30 janar.

"Të bashkojmë dhe të shtojmë"

"Jemi këtu për t'u lutur për paqen dhe të ardhmen e Perusë, që kjo vizitë të na forcojë të gjithëve dhe të na inkurajojë në fe për të shërbyer më mirë", pohoi Imzot Carlos García Camader, ipeshkëv i Lurín-it dhe president i Konferencës Episkopale Peruane. "Lutemi që udhëheqësit tanë të ardhshëm të jenë burra dhe gra të mirë që i shërbejnë kombit, të kërkojnë të mirën e përbashkët dhe, mbi të gjitha, të përpiqen të bashkojnë e të shtojnë, jo të pakësojnë apo të ndajnë", shtoi ai.

Dhurata e një mozaiku dhe i një figure të Shën Rozës nga Lima

Konferenca Episkopale i dhuroi Papës një mozaik të Virgjërs Mari dhe një figurë të Shën Rozës nga Lima, të cilat të shtunën, më 31 janar, do të bekohen dhe do të vendosen në Kopshtet e Vatikanit. Dy vizitat e fundit ad limina të ipeshkvijve peruanë datojnë në maj 2017, me Papa Françeskun, dhe në maj 2009, me Papa Benediktin XVI.

29 janar 2026, 19:17