Kërko

Figure Skating - Team Event - Pair Skating - Short Program

Leoni XIV sporti, pasuri për njerëzimin. Të respektohet Armëpushimi Olimpik

Papa, në një letër me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore të Milano-Cortina, paralajmëron për diktaturën e performancës që mund të çojë në doping, për instrumentalizimin politik të sportit dhe për trajtimin e tij si një videolojë. Leoni XIV ripohon vlerën e takimit, të marrëdhënies dhe të mikpritjes, “shprehjet më të thjeshta dhe më të thella të një njerëzimi të pajtuar”.

R.SH. – Vatikan

Papa Leoni XIV, me rastin e hapjes së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore në Cortina dhe Milano, Itali, thekson rëndësinë e sportit për ndihmën në ndërtimin e paqes dhe promovimin e edukatës, duke nxitur njerëzit të përjetojnë kufijtë dhe të gëzojnë fitoren pa arrogancë. Ati i Shenjtë Prevost paralajmëron për rreziqet e dopingut, konsumizmit dhe instrumentalizimin politik të sportit, duke theksuar se sporti duhet të mbetet një hapësirë e shëndetshme për takime, marrëdhënie dhe mikpritje.

Papa kujton se Armëpushimi Olimpik, i cili u lind për të pezulluar armiqësitë gjatë Lojërave Olimpike, duhet të ripërtritet në këto kohë konflikti dhe urrejtje, për të promovuar shpresë dhe paqe. Leoni XIV thekson se sporti duhet të mbetet i lirë nga pasiguria e "gamifikimit" të tij, ku rezultatet dhe performanca kthehen në vetëm shifra, duke humbur përmasat njerëzore dhe shpirtërore.

Një tjetër shqetësim i Papa Leonit XIV është kultura e performancës, që ndonjëherë çon në abuzime si doping dhe korrupsion. Ati i Shenjtë thekson se sporti duhet të ketë një etikë të fortë, të mbështetur në respektimin e rregullave dhe të vërtetës së konkurrencës. Për më tepër, Papa shpreh shqetësimin për rrezikun e fanatizmit dhe dhunës në stadiume, ku sporti, në vend që të bashkojë, shndërrohet në një mjet për të përhapur ndarje dhe urrejtje.

Leoni XIX thekson gjithashtu se sporti është një mundësi për të mësuar vlera si falja, bashkëpunimi dhe solidariteti dhe i bën thirrje shoqërisë për ta bërë sportin më të aksesueshëm, duke përfshirë të gjithë, pa dallim gjinie, klase sociale apo arsimimi.

Në fund të letër mesazhit, Papa përmend se sporti mund të jetë një shkollë jete e vërtetë, ku njerëzit mësojnë të përballen me kufijtë dhe të gëzojnë arritjet në ekip, duke ruajtur gjithmonë respektin për të tjerët. Leoni XIV rekomandon gjithashtu që Kisha të angazhohet më shumë në përkrahjen e sporteve bazë, ku mundësitë janë të kufizuara, por lidhjet shoqërore dhe njerëzore janë të pasura.

06 shkurt 2026, 14:56