Kërko

Marrja zyrtare e detyrës nga Kryeipeshkvja e re e Canterbury-t, Sarah Mullally. (ANSA) Marrja zyrtare e detyrës nga Kryeipeshkvja e re e Canterbury-t, Sarah Mullally. (ANSA)

Leoni XIV do të takojë në prill kryeipeshkvin e ri të Canterbury-t

Sarah Mullally do të pritet nga Papa gjatë udhëtimit të saj në Romë, të parashikuar nga data 25 deri më 28 prill. Njoftimi i vizitës vjen dy ditë pas marrjes zyrtare të detyrës së autoritetit më itë lartë shpirtëror anglikan

R.SH. / Vatikan

Kryeipeshkvi i ri i Canterbury-t, Sarah Mullally, do të takohet me Papën Leoni XIV gjatë udhëtimit në Romë, në program nga 25 deri më 28 prill. Njoftimi zyrtar i vizitës vjen dy ditë pas fillimit të detyrës të autoritetit të lartë shpirtëror anglikan. Dje, në Kapelën e Martirizimit të Zonjës u organizua një takim dhe u tha një lutje e përbashkët me Kardinalin Kurt Koch, Prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Nxitjen e Unitetit të të Krishterëve, për të përkujtuar 60-vjetorin e Deklaratës së Përbashkët të 24 marsit 1966, deklarata e parë zyrtare ekumenike e Kishës anglikane me Kishën katolike romake, nënshkruar nga Papa Pali VI dhe Kryeipeshkvi Michael Ramsey. Kardinali Koch i dorëzoi kryeipeshkvit Mullally-t letrën e urimeve dhe bekimeve të Leonit XIV.

Mirënjohja e kryeipeshkvit Mullally

Kryeipeshkvi Mullally - lajmëroi Lambeth Palace - e falënderoi rishtas Papën për lutjet e tij dhe e siguroi atë, për të vetat. "Jam thellësisht mirënjohëse për letrën tuaj të mirë dhe për sigurinë e lutjeve tuaja me rastin e emërimit tim si Kryeipeshkëv i Canterbury-t" - shkruan ajo. "Fjalët tuaja të inkurajimit dhe lutja juaj për udhëheqjen e Shpirtit Shenjt priten me vlerësim të thellë".

"Si kryeipeshkëv i Canterbury-t" – i shkruan Mullally Leonit XIV - "edhe unë jam e thirrur të shërbej si mjet i bashkimit brenda Bashkimit Anglikan dhe të kërkoj unitetin e plotë e të dukshëm, në të cilin Zoti na ka thirrur të gjithëve". "Pres me padurim" - shton - të takoj së shpejti Shenjtërinë e Tuaj dhe të vazhdoj të forcoj lidhjet e miqësisë e të angazhimin tonë të përbashkët".

27 mars 2026, 13:04