Kërko

Papa: Alberti II, lufta për paqen dhe ruajtja e krijimit për mbrojtjen e botës

“Është një nder i madh, një gëzim i madh dhe një emocion i thellë t’Ju mirëpresim sot me rastin e kësaj vizite historike”, tha Alberti II, duke theksuar se Principata është “e përfshirë në shumë beteja që ne i ndajmë së bashku”. “Ndër këto, natyrisht, është lufta për paqen, ajo ‘Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse’ për të cilën Ju i keni bërë thirrje botës”.

R.SH. / Vatikan

“Është një Principatë e përshkuar nga vlera të krishtera që sot ju mirëpret, pikërisht në këtë vit kur festojmë njëzetvjetorin e themelimit të Nunciaturës Apostolike”. Kështu u shpreh Princi Alberti II i Monakos duke iu drejtuar Papa Leonit XIV gjatë fjalimit të tij, të mbajtur nga ballkoni i Pallatit të Princit.

“Është një nder i madh, një gëzim i madh dhe një emocion i thellë t’Ju mirëpresim sot me rastin e kësaj vizite historike”, tha Alberti II, duke theksuar se Principata është “e përfshirë në shumë beteja që ne i ndajmë së bashku”. “Ndër këto, natyrisht, është lufta për paqen, ajo ‘Paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse’ për të cilën Ju i keni bërë thirrje botës”. “Në një epokë kur konfliktet e armatosura po shpërthejnë dhe ku forca duket se triumfon”, ne e dimë “se paqja mund të jetë e qëndrueshme vetëm nëse bazohet në drejtësi dhe synon pajtimin, dhe nëse realizohet përmes ‘dialogut’ dhe jo ‘përmes armëve’”.

Princi citoi enciklikën Laudato si’ të Papa Françeskut për të theksuar se “ruajtja e ‘shtëpisë sonë të përbashkët’ është një domosdoshmëri universale. Është një kërkesë e vëllazërisë ndaj të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, të tanishëm dhe të ardhshëm. Është një përgjegjësi kolektive ndaj të gjitha qenieve të gjalla. Dhe është një detyrim solidariteti nga ana e atyre që kanë më shumë burime. Kjo kërkesë nuk mund të ndahet nga respekti për dinjitetin njerëzor në të gjitha dimensionet e tij. Të mbrosh Krijimin do të thotë të mbrosh njerëzimin”.

28 mars 2026, 11:07