Kërko

2026.03.18 Udienza Generale

Papa për Tgcom24: informacioni falas dhe i respektueshëm është mjet paqeje

Në një mesazh për rrjetin e lajmeve të Mediaset, me rastin e 25-vjetorit të tij, Papa thekson "misionin e rëndësishëm" të mediave masive në një kohë ndryshimi dhe "fjalësh të bërtitura shumë shpesh në internet". Na fton të ndërtojmë "ura dialogu" dhe t’i kundërshtojmë lajmet e rreme, duke mos u ndaluar në "sipërfaqen e kronikave", por duke parë "periferitë e vuajtjes".

R.SH. - Vatikan

Një mesazh i shkurtër, por që i përfshin të gjithë gurët e themelit të informacionit, i cili dëshiron të jetë vërtet i tillë. Ky është mesazhi i dërguar nga Leoni XIV drejtorit dhe stafit editorial të Tgcom24. Rasti është njëzet e pesë vjetori i themelimit të rrjetit të lajmeve të Mediaset.

Dialogu dhe respekti

Para së gjithash, Papa shikon kohët  aktuale, me "ndryshime të rëndësishme dhe fjalë të bërtitura shumë shpesh në internet". Në një kontekst të tillë, shkruan, del në pah "misioni i rëndësishëm" i mediave masive: ai i "ndërtimit të urave të dialogut" duke favorizuar thellimin e analizave. Kjo nënkupton, shpjegon Leoni XIV, “një rrëfim që nuk ndalet në sipërfaqen e lajmit, por është i aftë të shikojë me respekt, solidaritet dhe dhembshuri periferitë e vuajtjes".

E vërteta dhe përgjegjësia

Në qendër të mesazhit papnor është edhe thirrja për të vërtetën, si dhe një "ndjenjë e thellë përgjegjësie etike", në mënyrë që të kundërshtohet "përhapja e lajmeve të rreme" dhe të nxitet "kultura e takimit” e aftë të “bashkojë shpirtrat e ndryshëm” të shoqërisë.

Për një paqe të paarmatosur dhe këmbëngulëse

I fortë, pastaj, informacioni "i lirë dhe respektues i dinjitetit njerëzor", pasi bëhet "mjet i fuqishëm" për t’u nisur "drejt paqes së paarmatosur dhe këmbëngulëse". Në fund, para se të japë bekimin apostolik, Papa ia beson komunitetin e punës Tgcom24 mbrojtjes së Shën Françeskut të Sales, Doktor i Kishës dhe mbrojtës i shtypit katolik.

21 mars 2026, 09:31