Kërko

Papa takohet me ish-shokët e shkollës

Në audiencën e përgjithshme, në mesin e shumë beismtarëve, edhe dhjetë nxënës që së bashku me Robert Francis Prevost kanë ndjekur shkollën fillore Saint Mary’s High School në Riverdale.

R.SH. / Vatikan

Një takim i veçantë për Papa Leonin XIV. Në kuadër të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, në fakt, Prevost ka takuar 10 shokë të shkollës fillore Saint Mary’s High School në Riverdale, në Illinois. “Ishte më shumë se një shkollë, ishte një familje”, ka deklaruar për mediat e Vatikanit një ish-nxënës. Pikërisht brenda këtij institucioni, nëna e Leonit XIV, Mildred Agnes Prevost, punonte si “bibliotekare dhe ishte gjithashtu thellësisht e përfshirë në jetën shkollore si edhe në atë të famullisë”, kujton zonja Sherry Blue, dukshëm e emocionuar. Ndër personat e tjerë që Papa Prevost takoi pas audiencës së sotme të përgjithshme ishin edhe organizatorët e Maratonës së Romës, të cilët i dhuruan Atit të Shenjtë Leonit XIV një fanellë të personalizuar me emrin Leoni XIV dhe një medalje përkujtimore të garës.

18 mars 2026, 17:01