Kërko

Papa së bashku me disa anëtarë të Fondacionit Ausilia Papa së bashku me disa anëtarë të Fondacionit Ausilia

Papa: të rinjtë në punë, protagonistë, jo ingranazhe të dobishme

Duke pritur Fondacionin Ausilia, që ndihmon të rinjtë dhe nxit zhvillimin shoqëror, Leoni XIV nxiti investimin tek njerëzit "në atmosferën e pasigurisë" së këyre kohëve.

R.SH. / Vatikan

Njerëz, e jo robotë që bëjnë punën e tyre, pa e vënë pasurinë e dijes dhe të ndjeshmërisë, në shërbim të punës. Ky, mendimi që përshkoi fjalimin e Papës sot, 30 mars, duke pritur në audiencë, në Sallën e Papëve, në Vatikan, Fondacionin Ausilia, themeluar në vitin 2013 si organizatë jofitimprurëse, sot organizatë filantropike, që merret kryesisht me mbështetjen e të rinjve, me arsimin, bursat dhe projektet e zhvillimit shoqëror. Karakteristika këto, që Papa i vlerëson.

Prej këndej, mendimi i Atit të Shenjtë:

Të investosh jo tek objektet, por tek njerëzit, tek aftësitë dhe kompetencat e tyre, është pikë force e punës suaj.

Jo mjete, as ingranazhe

Duke kujtuar fillimin e Javës së Madhe, "kohë providenciale" për ndjekjen e Zotit tonë Jezus, të kryqëzuar, të vdekur dhe të ringjallur për ne", Leoni u përqendrua në ndihmën që fondacioni u ofron të rinjve, posaçërisht në fillimin e punës.

Vetë të rinjtë bëhen protagonistë të së ardhmes së tyre, pa u konsideruar mjete funksionale në organizimin e ndonjë axhencie a ingranazhi të nevojshëm në suksesin tregtar.

Frute të mira

Para bekimit përfundimtar, Leoni i inkurajoi të "këmbëngulin në nismat” e vëna në lëvizje. E i porositi:

“Sidomos në klimën aktuale të pasigurisë, rrethi virtuoz i njohurive dhe i bashkëpunimit që ju nxitni, do të japë sigurisht fryte të mira”.

30 mars 2026, 14:24