Udha e Kryqit në Koloseum: Papa do të mbajë kryqin në çdo ndalesë
R.SH. – Vatikan
Papa Leoni XIV do të mbajë kryqin gjatë 14-të Ndalesave të Udhës së Kryqit, që do të kremtohet në Koloseum, në të Premten e Madhe të Pashkëve, më 3 prill 2026. Ish-Kujdestarit të Tokës Shenjte nga viti 2016 deri në vitin 2025, Atë Francesco Patton, i është besuar shkrimi i meditimeve mbi udhën e Jezu Krishtit drejt Golgotës, Udhën e Kryqit 026. Lajmin e dha sot, 31 mars, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, e cila njoftoi se do t'i publikojë ato të premten rreth orës 12.00.
Frati Atë Patton nga Mali Nebo në Jordani, anëtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, e ka ngritur vazhdimisht zërin për vuajtjet e popujve të Lindjes së Mesme, veçanërisht në këto kohë delikate. Vitin e kaluar, ashtu si në më 2024, meditimet e Udhës së Kryqit në Koloseum, në Romë, u shkruan nga Papa Françesku, pas kthimit në Shtëpinë e Shën Martës nga qëndrimi i gjatë në Spitalin Gemelli të Romës. Riti i së Premtes së Madhe, më 18 prill 2025, u kryesua nga Vikari i Atit të Shenjtë Bergoglio për dioqezën e Romës, kardinali Baldo Reina, me kërkesë të vetë Papës argjentinas, i cili ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, pikërisht një ditë pas Pashkëve të vitit të kaluar, më 21 prill, të Hënën e Engjëllit.
Meqë jemi në pragun e Javës së Madhe të Pashkëve, kujtojmë disa detaje interesante mbi këto dy tema që Papa Leoni XIV përmendi në mesazhin e tij:
Udha e Kryqit në Kolose
Kjo është një nga traditat më të ndjekura në botë. Edhe pse ka origjinë shekullore, u rikthye fuqishëm nga Papa Pali VI në vitin 1964.
Pse në Kolose? Ky amfiteatër simbolizon vuajtjen e martirëve të parë të krishterë.
Rëndësia e këtij viti: Fakti që Papa Leoni XIV do ta mbajë vetë kryqin në të 14 ndalesat e Udhës së Kryqit është një shenjë e thjeshtësisë dhe bashkëndjesisë me njerëzit që vuajnë sot nga lufta. Zakonisht, kryqi mbahet nga familje, studentë apo refugjatë, por këtë herë Papa dëshiron të jetë "bartësi i vuajtjes" botërore.
