Kërko

2025.10.11 Veglia di Preghiera e Rosario per la Pace

Lutja për paqen, kryesuar nga Papa, do të mbahet më 11 prill, në orën 18.00

Kështu njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, e cila sqaron se lutja do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët

R.SH. – Vatikan

         "Gjatë audiencës së përgjithshme të paradites së sotme", 8 prill, Papa Leoni XIV "përtëriu ftesën e tij drejtuar të gjithë besimtarëve për t'u bashkuar me të në një çast lutjeje për paqen, që do të kremtohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, të shtunën, më 11 prill 2026, në orën 18.00". Kështu njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, pas lajmit të dhënë nga vetë Papa edhe në ditën e Pashkëve, gjatë mesazhit të tij tradicional Urbi et Orbi.

Lutje e hapur për të gjithë besimtarët

Lutja, pohohet në tekst, do të kryesohet nga Papa dhe do të jetë e hapur për "pjesëmarrjen e të gjithë besimtarëve". Thirrja e sotme për t'u bashkuar në lutje me Atin e Shenjtë u përsërit nga Leoni XIV pasi shprehu "kënaqësinë" dhe "shpresën e tij të gjallë" për njoftimin e armëpushimit dyjavor në Lindjen e Mesme.

08 prill 2026, 14:24