Katholikos i Kishës armene, Aram I, në vizitë tek Papa, më 18 maj
Papa dhe katholikos i Kishës Apostolike Armene, do të takohen për herë të parë në Vatikan. Planifikohet një bisedë private dhe një çast lutjeje, në Kapelën Urbani VIII
R.SH. - Vatikan
Të hënën e ardhshme, më 18 maj 2026, Shenjtëria e Tij Arami I, catholicos i Kishës Apostolike Armene - Seli e Kilikisë - do t`i bëjë një vizitë Papës Leoni XIV. E njoftoi një deklaratë e Selisë së Shenjtë, duke theksuar se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Catholicos te Papa Leoni XIV.
Takimi privat do të pasohet nga një çast lutjeje në Kapelën Urbani VIII pranë Pallatit Apostolik.
Shenjtëria e Tij Arami I do të vizitojë edhe Dikasterin për Promovimin e Unitetit të Krishterë si dhe dikastere të tjera të Kuries Romake. Më 19 maj, në Institutin Papnor Oriental, Shenjtëria e Tij Aram do të mbajë një leksion publik mbi sfidat me të cilat përballen Kishat në Lindjen e Mesme.
16 maj 2026, 15:22
