Kërko

 Papa me shkrimtarë dhe shkrimtare pritur në audiencë me rastin e 100-vjetorit të Shtëpisë Botuese të Vatikanit Papa me shkrimtarë dhe shkrimtare pritur në audiencë me rastin e 100-vjetorit të Shtëpisë Botuese të Vatikanit

Leoni shkrimtarëve: "kemi nevojë për ju, të shkruarit është vepër e së vërtetës"

Papa priti në audiencë autorë nga e gjithë bota me rastin e njëqindvjetorit të Shtëpisë Botuese të Vatikanit dhe u përsëriti atyre fjalët e Palit VI drejtuar artistëve: “Kemi nevojë për ju, për imagjinatën tuaj, aftësitë tuaja rrëfimtare, mendimin tuaj të gjallë. Kemi nevojë për këto që të krijojmë hapësira lirie dhe vërtetësie”

Vatican News

Kemi nevojë për ju, për imagjinatën tuaj, aftësitë tuaja rrëfimtare, mendimin tuaj të gjallë. Kemi nevojë për këto që të krijojmë hapësira lirie dhe vërtetësie ku hiri hyjnor të jehojë si premtim ngushëllimi dhe paqeje.

Papa Leoni XIV ripohoi fjalët e paharrueshme të Palit VI në Meshën për Artistët e vitit 1964 për të t’u dhënë zemër shkrimtarëve nga e gjithë bota në punën e tyre. Ati i Shenjtë i priti ata në një audiencë private, me rastin e njëqindvjetorit të themelimit të «Libreria Editrice Vaticana», shtëpisë botuese të Selisë së Shenjtë, themeluar në vitin 1926.

Një trajtë njerëzore e të shprehurit

Në sallën e vogël pranë Sallës Pali VI, në Vatikan, ishin ulur personalitete ndërkombëtare si Jon Fosse, Marilynne Robinson, Elizabeth Strout, Eric-Emmanuel Schmitt, Vittorio Lingiardi, Julia Navarra, Jonathan Safran Foer, Enrico Brizzi, Sorj Chalandon, Colum McCann, Daniele Mencarelli dhe Mircea Cărtărescu. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe autorë të Shtëpisë Botuese të Vatikanit (LEV) si Adrien Candiard, Eraldo Affinati dhe Paolo Malaguti.

Papa i mirëpriti të gjithë, duke theksuar se ky rast është "i përshtatshëm për të reflektuar mbi rëndësinë e librave dhe të shkrimit, një formë shprehjeje njerëzore e së cilës jeni ju, me një larmi stilesh dhe gjuhësh, mjeshtrash dhe modelesh".

Shkrimi – mënyra se si shkruani ju – është vepër e së vërtetës, e zbulesës. Të shkruarit shpreh atë që jemi, atë që besojmë dhe shpresojmë, botën për të cilën përpiqemi, të ardhmen për të cilën ëndërrojmë.

Një gjest njerëzimi

"E vërteta", thekson Papa, "nuk është një territor që duhet mbrojtur, por një e mirë që duhet ndarë me të tjerët". Dhe ne, shton më pas Ati i Shenjtë, "nuk jemi kurrë sundues të së vërtetës; përkundrazi, është ajo na pushton". Për këtë arsye, Papa Leoni uroi që shkrimtarët "të jenë aq të aftë sa t’i bëjnë njerëzit të tërhiqen drejt së vërtetës, sepse vetë shkrimtarët janë të tërhequr prej saj".

Për më tepër, të shkruarit është një vepër njerëzimi. "Unë jam një qenie njerëzore dhe asgjë që është njerëzore nuk e konsideroj si të huaj për mua", thoshte shkrimtari latin, Terenci.

Fuqia tërheqëse e imagjinatës

"I gjithë spektri i përvojës njerëzore shpaloset në letërsi", tha Leoni XIV, duke cituar Papa Françeskun, i cili nga ana e vet citonte shkrimtarin Klaiv Steipëlz Ljuis (C.S. Lewis) kur theksonte vlerën formuese të letërsisë: "Duke lexuar një tekst letrar, arrijmë të 'shohim përmes syve të të tjerëve', duke e zgjeruar këndvështrimin tonë, gjë që zgjeron njerëzimin tonë". Kështu, vihet në veprim "fuqia tërheqëse e imagjinatës", e cila, pohon Papa Prevost, është “një mjet themelor për t'u identifikuar me këndvështrimin, gjendjen, ndjenjat e të tjerëve, pa të cilat nuk ka solidaritet, pjesëmarrje në gëzimet e hidhërimet e të tjerëve, dhembshuri ose përdëllim.

Duke shkruar histori dhe duke përshkruar personazhet tuaja, ju njësoheni me ta, ju i kuptoni pikëpamjet e tyre, emocionet e tyre, ndjenjat e tyre, qëndrimet e tyre... Kjo është fusha e madhe e stërvitjes së njerëzimit që ju u ofroni lexuesve tuaj, sepse ata që lexojnë, në një farë mënyre, jetojnë shumë jetë të tjera, përveç të vetave”.

Dhe kjo "na ndihmon të zbulojmë perspektiva të ndryshme", të "mos ta absolutizojmë tonën dhe të kompozojmë, si në një mozaik, profilin e asaj të vërtete që na tejkalon gjithmonë".

Zoti e zbulon veten ndër shumë histori njerëzore

Në mbyllje, Papa Leoni XIV nënvizoi se, "shkrimi ka të bëjë me Zotin": "Mund të duket e rrezikshme ta thuash këtë, por disa teologë kanë reflektuar dhe shkruar mbi harmoninë ndërmjet formës së shkrimit dhe zbulesës së Zotit biblik". Dhe në këtë pikë, Papa citoi kardinalin Timothy Radcliffe, i cili shkruante se "për të krishterët, asgjë njerëzore nuk është e huaj për Krishtin".

Kur zhytemi në thellësitë e njerëzimit tonë, nuk jemi larg Zotit: është aty, në mes të historive shumë njerëzore, që Zoti zbulon veten.

Zoti "flet përmes ngjarjeve dhe takimeve, fytyrave dhe historive", vijoi Papa. "Zoti punon në jetën tonë përmes asaj që bëjmë dhe kush jemi, dhe përmes shumë njerëzve që takojmë".

Papa Leoni e mbylli fjalimin e tij duke falënderuar shkrimtarët për çdo herë që kanë mbjellë fara pajtimi, takimi dhe miqësieDuke shkruar histori dhe duke përshkruar personazhet tuaja, ju njësoheni me ta, ju i kuptoni pikëpamjet e tyre, emocionet e tyre, ndjenjat e tyre, qëndrimet e tyre... Kjo është fusha e madhe e stërvitjes së njerëzimit që ju u ofroni lexuesve tuaj, sepse ata që lexojnë, në një farë mënyre, jetojnë shumë jetë të tjera, përveç të vetave.

Dhe kjo "na ndihmon të zbulojmë perspektiva të ndryshme", të "mos ta absolutizojmë tonën dhe të kompozojmë, si në një mozaik, profilin e asaj të vërtete që na tejkalon gjithmonë".

Zoti e zbulon veten ndër shumë histori njerëzore

Në mbyllje, Papa Leoni XIV nënvizoi se, "shkrimi ka të bëjë me Zotin": "Mund të duket e rrezikshme ta thuash këtë, por disa teologë kanë reflektuar dhe shkruar mbi harmoninë ndërmjet formës së shkrimit dhe zbulesës së Zotit biblik". Dhe në këtë pikë, Papa citoi kardinalin Timoti Radklif (Timothy Radcliffe), i cili shkruante se "për të krishterët, asgjë njerëzore nuk është e huaj për Krishtin".

Kur zhytemi në thellësitë e njerëzimit tonë, nuk jemi larg Zotit: është aty, në mes të historive shumë njerëzore, që Zoti zbulon veten.

Zoti "flet përmes ngjarjeve dhe takimeve, fytyrave dhe historive", vijoi Papa. "Zoti punon në jetën tonë përmes asaj që bëjmë dhe kush jemi, dhe përmes shumë njerëzve që takojmë".

Papa Leoni e mbylli fjalimin e tij duke falenderuar shkrimtarët për çdo herë që kanë mbjellë fara pajtimi, takimi dhe miqësie.

24 qershor 2026, 11:28