Kërko

Papa: Paqja është një detyrë drejtësie në një kontekst tensionesh

Leoni XIV: "Lufta nuk është kurrë e denjë për njeriun dhe nuk është kurrë e bekuar nga Zoti, sepse Krijuesi na ka pajisur me inteligjencë dhe vullnet për t'i zgjidhur konfliktet si qenie njerëzore dhe jo si kafshë, qofshin këto edhe të pajisura me armë hiper-teknologjike. Uniteti i familjes njerëzore vjen përpara popujve dhe shteteve të veçanta".

Vatican News

"Paqja është një detyrë drejtësie" në një kontekst global të shënjuar nga "tensione ndërkombëtare dhe konflikte që plagosin rëndë familjen njerëzore". Kështu u shpreh Papa Leoni XIV në homelinë e Meshës së kremtuar në ditën e parë të Koncistorit të jashtëzakonshëm me kardinalët e ardhur nga e gjithë bota në Vatikan.

Ati i Shenjtë Leoni XIV nënvizoi se, me gjithë situatat e konfliktit: "nuk mungojnë, përkundrazi, shtohen në Kishë dhe në botë nisma e përvoja që bëjnë thirrje për respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtësisë, të së drejtës, thjesht të asaj që është njerëzore. Kjo është një arsye për shpresë, sepse dëshmon bukurinë e veprës së Zotit, i cili na krijoi sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Tij, si shenjë të lavdisë së Tij në botë". "Kur kjo shenjë plagoset, të gjithë ne plagosemi - vuri në dukje Papa -. Kur ajo korruptohet, të gjithë ne vuajmë. Kur ajo vritet, të gjithë ne ndihemi të lënduar në shpirt".

Mund t'i zgjidhim konfliktet si njerëz dhe jo si kafshë

"Lufta nuk është kurrë e denjë për njeriun dhe nuk është kurrë e bekuar nga Zoti, sepse Krijuesi na ka pajisur me inteligjencë dhe vullnet për t'i zgjidhur konfliktet si qenie njerëzore dhe jo si kafshë, qofshin këto edhe të pajisura me armë hiper-teknologjike. Uniteti i familjes njerëzore vjen përpara popujve dhe shteteve të veçanta. Kjo nuk është thjesht një e dhënë biologjike, por është një parim etik". Kështu u shpreh Papa në homelinë e Meshës kremtuar në Bazilikën e në Shën Pjetrit, e cila hapi përuroi punimet e Koncistorit të jashtëzakonshëm. Seanca e parë e punimeve me kardinalët i kushtohet pikërisht situatës ndërkombëtare.

26 qershor 2026, 09:21