Kërko

Papa Leoni XIV Papa Leoni XIV

Papa Leoni zhvendoset në korrik, në Castel Gandolfo

Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se duke nisur nga kjo pasdite, 5 korrik, Papa do të zhvendoset në qytetin e Lazios, deri më 27 korrik. Audiencat e përgjithshme pezullohen, Engjëlli, kremtohet në Piazza della Libertà

Vatican News

Ashtu si vitin e kaluar, Papa e zgjodhi rezidencën në Castel Gandolfo për pushimin e verës. "Këtë pasdite, e diel, 5 korrik," shkruhet në një deklaratë nga Prefekturës së Shtëpisë Papnore, "Ati i Shenjtë Leoni XIV do të zhvendoset nga Vatikani në Pallatin Apostolik në Castel Gandolfos për një periudhë pushimi, deri të hënën, 27 korrik".

Deklarata vëren se të gjitha audiencat e përgjithshme mbeten të pezulluara gjatë kësaj periudhe, e cila do të rifillojë të mërkurën, 5 gusht. Audiencat private dhe të veçanta janë gjithashtu të pezulluara. Të dielave të korrikut, Engjëlli i Tënzot do të ndiqet në Piazza della Libertà.

Në vitin 2025, Leoni XIV kaloi 16 ditë pushimi në Villa Barberini, në Castel Gandolfo, nga 6 deri më 22 korrik. Gjatë kësaj kohe, do të ketë disa angazhime publike, duke përfshirë festime në "Borgo Laudato si'", në liturgjinë e parë kushtuar Ruajtjes së Krijimit, ashtu edhe në Famullinë Papnore të Shën Tomës së Villanovës e në Katedralen e Albanos. Periudha do të ketë gjithashtu disa takime, përfshirë një me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të pritur në Villa Barberini, dhe një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas sulmit të ushtrisë izraelite në Kishën e Familjes së Shenjtë, në Gaza.

Papa Leoni, më pas, do të ketë një bisedë telefonike me Mahmoud Abbas, Presidentin e Shtetit të Palestinës.

05 korrik 2026, 14:41