Kërko

Papa Leoni XIV dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Gustavo Francisco Petro Urrego Papa Leoni XIV dhe presidenti i Republikës së Kolumbisë, Gustavo Francisco Petro Urrego

Papa priti në audiencë Presidentin e Republikës së Kolumbisë

Gustavo Francisco Petro Urrego u prit sot në audiencë nga Papa Leoni XIV në Vatikan. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u trajtua situata socio-politike e vendit dhe e rajonit, me vëmendje të veçantë ndaj pasojave të konflikteve, kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar dhe ndryshimeve klimatike.

Vatican News

Papa Leoni XIV priti sot, më 2 korrik, në audiencë në Vatikan Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Francisco Petro Urrego. Pas takimit me Atin e Shenjtë, presidenti kolumbian zhvilloi bisedime edhe me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga imzot Daniel Pacho, nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kolumbisë dhe Selisë së Shenjtë, të karakterizuara nga një bashkëpunim pozitiv dhe i vazhdueshëm ndërmjet Kishës dhe shtetit në shërbim të paqes, pajtimit dhe unitetit kombëtar.

Më tej, gjatë takimit u trajtua situata shoqërore dhe politike në Kolumbi dhe në rajon, me vëmendje të veçantë ndaj pasojave të konflikteve, veprimtarisë së krimit të organizuar ndërkombëtar dhe sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike.

02 korrik 2026, 12:08