Cisjordani, apeli i Papës: të ndalet dhuna ndaj civilëve palestinezë
Vatican News
“Rinovoj thirrjen time që të ndalohet dhuna e përsëritur kundër popullsisë civile palestineze në Bregun Perëndimor dhe i bëj një thirrje urgjente komunitetit ndërkombëtar që të bëjë të mundur përparimin e zgjidhjes me dy shtete, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Papa Leoni XIV nuk hesht për situatën e dhunës që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Cisjordani. Apeli i Leonit XIV është një lutje dhe, ndërsa e shqipton, nga besimtarët e mbledhur në sheshin e Lirisë në Castel Gandolfo ngrihet një duartrokitje e gjatë dhe solidarizuese. Ati i Shenjtë u kërkon me vendosmëri liderëve ndërkombëtarë që të mbizotërojë një përpjekje diplomatike efektive për një “zgjidhje me dy shtete” në rajon.
Cisgiordania, a Bregu Perëndimor
Familjet që jetojnë në periferi të Kusra-s, fshatit të Cisgiordanisë, ku shtëpitë palestineze kanë qenë nën rrethim për një javë, deklaruan se kishin pësuar muaj sulmesh, ndonjëherë vdekjeprurëse, nga kolonët militantë. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, kolonët militantë po bëjnë përpjekje të përbashkët për të pushtuar tokë shtesë. Pesë aktivistë të rinj italianë e ndanë, që nga e diela e kaluar, izolimin e familjes palestineze nga Kusra, ku kolonët ekstremistë u përpoqën të krijojnë një avampost në oborrin e shtëpisë së tyre. Ushtria i evakuoi e thuhet se janë të sigurt në një zonë, në jug të Nablusit.
Lojërat e Tarantos
Në vijim pas lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa kujtoi edicionin e XX-të t Lojërave Mesdhetare, Taranto 2026. “Këtë javë do të fillojnë Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Taranto dhe do të përfshijnë disa vende të Afrikës, Azisë dhe Evropës që bëjnë pjesë në rajonin e Mesdheut”, kujtoi Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot e shtoi “Uroj që ky aktivitet sportiv të jetë një profeci e paqes dhe e vëllazërisë mes popujve të këtij rajoni dhe të mbarë botës”.
Në Lojërat e Tarantos, që do të vijojnë nga 21 gushti deri më 3 shtator, do të marrë pjesë, me katër atletë në garë, edhe Athletica Vaticana, shoqatë zyrtare sportive e Selisë së Shenjtë. Veprimtaria sportive shumëdisiplinore, e rezervuar për kombet e pellgut të mare nostrum, synon të nxisë sportin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të këtyre viseve. Italia është kombi me më shumë medalje në historinë e këtij konkursi, tani në edicionin e tij të njëzetë. Qyteti i Tarantos, së bashku me 14 qytete të tjera në lokalitetin puliez, që do t’i presë lojërat, po e pozicionon veten gjithnjë e më shumë si urë lidhëse ndërmjet Evropës, Afrikës dhe Azisë gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare, duke i dhënë shtytje të re vlerave të paqes, të dialogut e përfshirjes.
Shtegtimi në Shenjtëroren e Piekary Śląskie
Çdo vit, mijëra gra - gjyshe, nëna, bija e mbesa - shtegtojnë së bashku në Shenjtëroren e Zonjës të Piekary Śląskie. Është fenomen unik në Silezinë e Epërme, ku feja përcillet brez pas brezi dhe ku, për dekada të tëra, gratë arrijnë duke sjellë me vete historitë, lutjet e falënderimet. Me këtë vend ishte i lidhur ngusht edhe Karol Wojtyła, Papa Gjon Pali II.
