Kërko

Collapsed buildings in Manizales after earthquake strikes Colombia

Leoni XIV: "dhimbje e thellë" dhe lutje për viktimat e tërmetit

Papa shpreh ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit nga tërmeti në vendin e Amerikës së Jugut. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, Papa siguron lutje për viktimat dhe u shpreh mirënjohjen skuadrave të shpëtimit, duke i kërkuar Hyjit dhuratën e "shpresës së krishterë" për popullin kolumbian

Vatican News

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Leoni XIV shpreh "pikëllimin e tij të thellë" pas lajmti për tërmetin me magnitudë 7.4, që goditi Kolumbinë dje, më 10 gusht, duke shkaktuar mbi 130 vdekje, më se 500 të plagosur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë në disa qytete dhe në shumë kisha. Papa siguron lutje për viktimat dhe "për rimëkëmbjen e shpejtë të atyre, që u prekën nga kjo tragjedi".

Mirënjohje për skuadrat e shpëtimit

Nëpërmjet mesazhit, që i drejtohet kreut të Konferencës Ipeshkvnore të Kolumbisë, imzot Francisco Javier Múnera Correa, kryeipeshkëv i Kartagjenës, Papa u përcjell "ngushëllimet e tij të ndiera" të gjitha familjeve, që vajtojnë "humbjen e të dashurve të tyre" dhe u shpreh "afërsi shpirtërore" dhe "mirënjohje" atyre që, me "përkushtim bujar", angazhohen në operacionet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës për të prekurit nga tërmeti.

Forcë dhe shpresë

Në fund të telegramit, Ipeshkvi i Romës, me ndërmjetësimin e Nënës së Zotit, kërkon dikimin e “forcës shpirtërore” dhe të “shpresës së krishterë” mbi popullin kolumbian, duke i dhënë atij bekimin apostolik.

11 gusht 2026, 14:53