Papa: të ushqejmë një ndërgjegje të vërtetë për paqen
Vatican News
Paqja nis nga çdo individ e është aspiratë që duhet kultivuar, në mënyrë që të bëhet universale. Duke rinisur konceptin e paqes ofruar nga Shën Augustini në 'Qytetin e Zotit', Leoni XIV, në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, me përshëndetjen e tij italisht i nxiti të gjithë "të zhvillojnë në vetvete vetëdijen autentike të paqes" dhe u kërkoi të punojnë konkretisht, që të mund t’i japin jetë një bashkëjetese harmonike ndërmjet njerëzve.
Duhet të keni vetëdije të sinqertë se paqja është e mirë e çmuar dhe e madhe dhe se nevojitet një angazhim i fortë dhe i vazhdueshëm për ta realizuar, duke ndjekur me ndershmëri dhe vërtetësi udhët që e ndërtojnë dhe e përforcojnë atë në shoqëri.
Dëshmia e Władysław Findys
Në fjalët, drejtuar më parë besimtarëve polakë, Papa Leoni XIV ofroi një udhëzim të saktë, për t’u vënë në praktikë në mënyrë që i gjithë njerëzimi të jetojë paqësisht.
Qytetërimi i dashurisë ndërtohet duke e falur dhe duke e mposhtur të keqen me të mirë.
Në këtë drejtim, Papa kujtoi dëshminë e Władysław Findysz. Meshtari dhe polaku i parë shpallur i Lum si martir i persekutimit komunist, e mbështeti shpirtërisht punën e Koncilit II të Vatikanit, "duke i angazhuar besimtarët në 'Veprën konciliare të mirësisë' me akte bamirësie dhe përtëritjeje morale".
Ai do të kujtohet në liturgjinë e 23 gushtit, “kur do të bie Dita evropiane e përkujtimit për viktimat e stalinizmit e të nazizmit".
