Kërko

2025.11.20 Visita ad Assisi - Reliquie di Santa Chiara

Papa Leoni XIV mbërrin në Asizi

Përgjigjia për pyetjet e të rinjve evropianë, mbledhur në Umbria për nismën “Go! Franciscan Youth Meeting”; takimi me ipeshkvijtë, rregulltarët dhe me Komitetin Italian për 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit; si edhe kremtimi i meshës në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve, janë etapat kryesore të vizitës së sotme, 6 gusht, të Papës Leoni XIV në Asizi

Vatican News

         Papa Leoni XIV mbërriti sot në Asizi, ku do të takohet me të rinjtë evropianë, që janë mbledhur në qytetin e Shën Françeskut për Takimin e organizuar nga Familja Françeskane, me titull “Go! Franciscan Youth Meeting”. Ai inkuadrohet në kremtimet për 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut. Helikopteri i Atit të Shenjtë u ul në fushën e sportit “Migaghelli” të Santa Maria degli Angeli në orën 8.30. I pritur nga ipeshkvijtë dhe autoritetet e Umbrias, Papa shkoi menjëherë në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve, para së cilës janë mbledhur të rinjtë, që i drejtojnë Leonit XIV tri pyetje. Ati i Shenjtë do t’u përgjigjet e më pas, në kiostrin e kuvendit të françeskanëve, do të përshëndetet me përfaqësuesit e Urdhrave françeskane, me ipeshkvijtë e zonës dhe me anëtarët e Komitetit Italian për 800-vjetorin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit. Në orën 10.30, ai do të kremtojë meshën në Bazilikë, në përfundim të së cilës, një i ri do ta falënderojë Atin e Shenjtë për takimin. Në mesditë, Papa largohet nga Bazilika e nga Asizi për t’u kthyer në Vatikan.

06 gusht 2026, 08:35