Kërko

Papa me presidencën e Konferencës Ipeshkvnore të Francës Papa me presidencën e Konferencës Ipeshkvnore të Francës

Papa në Francë: ipeshkvijtë kërkojnë lutje më 15 gusht, për vizitën e Leonit XIV

Solemniteti i Ngjitjes së Zojës në Qiell shënon përvjetorin e kushtimit të Francës në duart e Virgjërës Mari. Pikërisht më 15 gusht, ipeshkvijtë francezë i ftojnë të gjithë të luten për vizitën e Papës Leoni XIV në Francë, nga 25 deri më 28 shtator

Vatican News

Më 15 gusht, në festën e Zojës së Madhe, ipeshkvijtë francezë i ftojnë të gjithë të luten për vizitën e Papës Leoni XIV në Francë. "Si Ipeshkëv i Romës, ai vjen për të na përforcuar në fe dhe për të na inkurajuar, me përkujdesje atërore, të dëshmojmë Ungjillin, të qëndrojmë vigjilentë në lutje dhe të jemi arkitektë të unitetit dhe të dialogut, të drejtësisë dhe të paqes, 'në mënyrë që bota të ketë jetë'", thuhet në faqen e internetit të Konferencës Ipeshkvnore Francezë. "Solemniteti i Ngjitjes së Zojës në Qiell shënon përvjetorin e kushtimit të Francës në duart e Virgjërës Mari. Le të lutemi për vendin tonë: udhëtimi apostolik i Leonit XIV në Francë dhe në UNESCO, nga 25 deri më 28 shtator, le të jetë burim hiri për Kishën, për të gjithë banorët e vendit tonë dhe më gjerë, si edhe të na inkurajojë të marrim pjesë në kumtimin e gëzueshëm të Ungjillit, në mënyrë që bota të ketë jetë. Me ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, le t'i lutemi Zotit", shkruhet në faqen e internetit.

"Përtej sfidave logjistike dhe konsideratave ekonomike, vizita e Papës Leoni XIV është para së gjithash ngjarje shpirtërore", vazhdojnë ipeshkvijtë, të cilët kanë hartuar një lutje të veçantë kushtuar vizitës së Atit të Shenjtë, për t'u "thënë së bashku, si familje, famulli dhe bashkësi".

10 gusht 2026, 15:49