Papa në Pennabilli: drekë private me murgeshat augustiniane
Papa në Pennabilli drekë private me murgeshat augustiniane, pastaj Mitingu i Riminit
Vatican News
Papa Leoni XIV u nis me helikopter nga fusha Torraccias në orën 12:05, për të arritur në Pennabilli, provincë e Riminit, ku do ta kalojë drekën private me murgeshat augustiniane në manastirin e Shëna Ndout të Padovës. Njoftimi është i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
Papa e përfundon kështu, pjesën e parë të vizitës baritore të sotme, e cila filloi në mëngjes, në Republikën e San Marinos, gjatë një takimi me kapitenët regjentë në Pallatin Publik dhe një lutje në Bazilikën e San Marinos. Pasdite, Papa do të marrë pjesë në Takimin për Miqësi ndërmjet popujve dhe në qytetin e Riminit.
22 gusht 2026, 15:46
