Papa: për të arritur paqen, të çarmatosim teknikën dhe inteligjencën artificiale
Vatican News
Për kremtimin e Ditës së 60-të Botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2027, Papa Leoni XIV ka zgjedhur temën "Të çarmatosim teknikën, t’i shërbejmë paqes. Politika si përgjegjësi për parandalimin". Ajo u bë e njohur sot nga Dikasteri i Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit Njerëzor të Gjithanshëm.
Ati i Shenjtë dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj përgjegjësisë morale të atyre, që janë të thirrur të veprojnë në sferën politike dhe e nxit të gjithë njerëzimin të promovojë dinjitetin e personit dhe të kontribuojë në arritjen e paqes, duke filluar me "çarmatimin e teknikës".
Duke kujtuar se "nuk ekziston algoritmi, që mund ta bëjë luftën moralisht të pranueshme" (Magnifica Humanitas, n. 198) dhe duke paralajmëruar për rreziqet që rrjedhin nga rastet kur inteligjenca artificiale lejohet të marrë vendime ushtarake, Papa Leoni XIV i bën një thirrje të zjarrtë bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar marrëveshje të përbashkëta për të mbrojtur përgjegjësinë njerëzore dhe parimet humanitare, në kontekste ku është në lojë jeta e individëve dhe bashkëjetesa e popujve.
