Kërko

Të rinj që marrin pjesë në Takimin Kombëtar të të Rinjve në Ostrava (© CSM Ostrava 2026) Të rinj që marrin pjesë në Takimin Kombëtar të të Rinjve në Ostrava (© CSM Ostrava 2026)

Papa u thotë të rinjve çekë: dëshmoni dashurinë e Krishtit në familje dhe në shoqëri

Mesazhi i Leonit XIV, i firmosur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar pjesëmarrësve në Takimin Kombëtar të Rinisë, që zhvillohet nga 11 deri më 16 gusht në Ostravë, në Republikën Çeke: “Kthehuni me besim te Jezusi, që e ka mundur botën”.

Vatican News

“Të pranojnë me gjithë zemër praninë e gjallë të Krishtit dhe dritën e Fjalës së Tij, për të qenë dëshmitarë të dashurisë së Tij në familje, në shoqëri dhe në mjediset e ndryshme të jetës, të punës dhe të studimit”. Kjo është ftesa që Papa u drejton pjesëmarrësve në Takimin Kombëtar të Rinisë, i cili nisi dje, më 11 gusht, në Ostravë, në Republikën Çeke, dhe do të vijojë deri të dielën, më 16 gusht. Në të marrin pjesë më shumë se tre mijë të rinj e të reja, nga mosha 14 deri në 26 vjeç.

Lutje dhe inkurajim

Në një mesazh të firmosur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dhe drejtuar kryeipeshkvit Imzot Josef Nuzík, president i Konferencës Ipeshkvnore Çeke, Papa u dërgon të gjithë pjesëmarrësve “përshëndetjen e tij të përzemërt” dhe “i inkurajon t’i drejtohen me besim Zotit Jezus, që e ka mundur botën”.

“Krishti Shëlbues – thuhet në mesazh – vazhdon të udhëheqë ecjen e të gjithë nxënësve të tij, duke u dhuruar shpresë, gëzim dhe paqe në zemër”.

Prej këtu buron edhe thirrja drejtuar të rinjve që të bëhen dëshmitarë të dashurisë së Hyjit në çdo fushë të jetës dhe të shoqërisë. Në përfundim, Papa Leoni u siguron të gjithëve “kujtesën e tij atërore në lutje” dhe u jep bekimin apostolik, duke uruar që ky takim të zhvillohet me fryt dhe të bëhet “një mundësi për lindjen e miqësive të reja dhe të vërteta në Zotin”.

12 gusht 2026, 13:23