Kërko

2022.11.26 Mons. Noël Treanor, nunzio apostolico presso l’Unione Europea 2022.11.26 Mons. Noël Treanor, nunzio apostolico presso l’Unione Europea  

Noël Treanor, nunci i ri apostolik në Bashkimin Evropian

Irlandez, deri më tani ipeshkëv i Down dhe Connor, ishte sekretar i përgjithshëm i Comece. Tani zë vendin, që i përkiste kryeipeshkvit Aldo Giordano, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi nunc të ri apostolik të Bashkimit Evropian, imzot Noël Treanor, deri tani ipeshkëv i Down dhe Connor, duke e ngritur njëkohësisht në dinjitetin e kryepeshkopit.

I lindur në Silverstream, Irlandë, më 25 dhjetor 1950, u shugurua meshtar në 1976 në dioqezën e Clogher, Treanor; më 31 mars 1993 u emërua sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Konferencave ípeshkvnore të Bashkimit Evropian (COMECE), me qendër në Bruksel. .

Më 22 shkurt 2008  u emërua ipeshkëv i Down dhe Connor dhe u shugurua më 29 qershor.

Do të zërë  vendin, që i përkiste Imzot Aldo Giordanos nga data 8 maj 2021 deri më 2 dhjetor të po këtij viti, ditën kur ndërroi jetë për shkak të disa shqetësimeve shëndetësore, shkaktuar nga Covid.

26 nëntor 2022, 13:27