Kërko

Dialogu ndërfetar: konferenca për "kulturën e takimit ndërfetar" kushtuar grave

Dikasteri vatikanas për Dialogun Ndërfetar (DDI), në bashkëpunim me Unionin Botëror të Organizatave të Grave Katolike (Umofc), organizon më 25 deri më 27 janar, në Romë, konferencën ndërkombëtare me titull "Gra, që ndërtojnë kulturën e takimit ndërfetar".

R.SH. - Vatikan

"Ky takim ndërkombëtar, që do të mbahet në Romë nga 25 deri më 27 janar - njoftojnë organizatorët - nga njëra anë synon t’i bëjë të njohura nismat ndërfetare të grave nga kontekste të ndryshme, ndërsa nga ana tjetër, të krijojë një rrjet global grash me tradita dhe përshpirtëri fetare që, përmes promovimit të ‘kulturës së takimit' si dhe të dinjitetit e të barazisë, të mund të punojnë së bashku në solidaritet në gjirin e shoqërisë, me frymën e miqësisë, të dialogut e të bashkëpunimit”.

19 janar 2023, 09:39