Kërko

2023.05.23 La Pontificia Accademia per la Vita e l'Abu Dhabi Forum for Peace firmano un Memorandum di collaborazione sui temi etici 2023.05.23 La Pontificia Accademia per la Vita e l'Abu Dhabi Forum for Peace firmano un Memorandum di collaborazione sui temi etici

Çështjet etike, Akademia për Jetën dhe Forumi i Abu Dabit për Paqen nënshkruajnë një memorandum

Nënshkruhet një marrëveshje nga Imzot Paglia dhe Sheik Al Mahfoudh Bin Bayyad në Abu Dabi për të trajtuar "në mënyrë bashkëpunuese çështjet etike që dalin në këtë botë, veçanërisht në kërkimin shkencor dhe në zhvillimin e teknologjive të reja".

R.SH. - Vatikan

Akademia Papnore për Jetën dhe Forumi për Paqe në Abu Dabi, të përfaqësuar përkatësisht nga Imzot Vincenzo Paglia dhe Sheik Al Mahfoudh Bin Bayyad, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi për çështjet etike, sot paradite më 23 maj, në Abu Dabi.

“Forumi i Paqes në Abu Dabi dhe Akademia Papnore për Jetën kanë rënë dakord për këtë Memorandum për të trajtuar, në bashkëpunim, çështjet etike që dalin në këtë botë, veçanërisht në kërkimin shkencor dhe zhvillimin e teknologjive të reja”, thuhet në deklaratë.

"Bashkëpunimi bazohet në njohjen reciproke se shkencat dhe teknologjitë duhet t'i shërbejnë njerëzimit pa cenuar dinjitetin njerëzor dhe harmoninë sociale. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet çështjeve etike që lidhen me zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale", vazhdon deklarata. "Partnerët janë të përkushtuar për të promovuar një dialog të vazhdueshëm që integron perspektivat e teknologjisë, etikës, filozofisë dhe teologjisë, duke njohur ndikimin e kërkimit shkencor në aspekte të ndryshme të jetës njerëzore."

23 maj 2023, 14:24