Kërko

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin

Kard. Parolin, Selia e Shenjtë vazhdon të bëjë pjesën e saj për paqen në Ukrainë

Kardinali Parolin: “së bashku me Papa Françeskun ne duhet të pyesim, së bashku me Ukrainën, se si të ndërtojmë paqen: ne nuk mund të pranojmë pasivisht që lufta e agresionit të vazhdojë në atë vend. Është populli ukrainas ai që po vdes dhe po vuan. Është koha për të ndërmarrë veprime për të krijuar një paqe të drejtë në Ukrainë dhe në të gjitha të ashtuquajturat zona gri në Evropë. Ju garantoj se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj”

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kardinali Parolin ndërhyni në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, në Rejkjavík: "Ne nuk mund të pranojmë pasivisht që lufta e agresionit të vazhdon në atë vend të stërmunduar. Duhet të kemi gjithmonë parasysh popullin ukrainas që vuan ose vdes.

Është koha për të ndërmarrë veprime për të krijuar një paqe të drejtë në Ukrainë dhe në të gjitha të ashtuquajturat zona gri në Evropë. Ju garantoj se Selia e Shenjtë do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke folur në debatin e përgjithshëm në ditën e fundit të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës, në Rejkjavik.

Premisa dhe premtime në fjalimin e kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, duke folur në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës që u zhvillua këtyre në Reykjavik, në Islandë. Duke sjellë përshëndetjet e Papës për përfaqësuesit e 46 vendeve anëtare të BE-së, të mbledhur për të diskutuar mbi prioritetet dhe udhëzimet politike të organizatës në dritën e skenarëve të ndryshuar gjeopolitikë në Evropë, kardinali Parolin u ndal te tema e paqes. Dhe këtë e bëri duke filluar nga Deklarata e këtij Samiti që kujton se "Këshilli i Evropës është një projekt paqeje".

Këshilli i Evropës, në takimin e mbajtur në Rejkjavík, krijoi regjistrin e dëmeve për Ukrainën, sipas kryeministrit të vendit Shmyhal: është një 'vendim historik'.

Presidentët Ukrainës dhe Rusisë, veçmas, ranë dakord për bisedime me të dërguarit e posaçëm të Atit të Shenjtë për të diskutuar dhe arritur një armëpushim. Çështjet paraprake janë shumë komplekse dhe deri tani progresi duket të jetë shumë i kufizuar. Megjithatë, në javët e fundit, kanë ndryshuar disa skenarë të rëndësishëm.

17 maj 2023, 16:08