Kërko

ICELAND-EU-POLITICS-SUMMIT-DIPLOMACY ICELAND-EU-POLITICS-SUMMIT-DIPLOMACY

Samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në Reykjavik

Këshilli i Evropës: samiti në Reykjavik. Kryeipeshkvi imzot Ganci (Selia e Shenjtë) për agjencinë e lajmeve SIR, "paqja, mbështetja e Ukrainës dhe mjedisi janë tema prioritare".

R.SH. - Vatikan

“Në takimin e katërt të nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës në Reykjavik, Selia e Shenjtë është e pranishme edhe me një delegacion të kryesuar nga Sekretari i Shtetit Kardinali Pietro Parolin”. Kështu pohon Monsinjor Marco Ganci, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë organizatës ndërkombëtare me qendër në Strasburg.

Presidenca islandeze e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës pret sot dhe nesër takim të nivelit të lartë të krerëve të shteteve dhe qeverive të 46 shteteve anëtare të BE-së në Rejkjavik. Është fjala për samitin e katërt të Këshillit të Evropës që nga themelimi i tij në 1949.

Kryeipeshkvi Imzot Ganci shton se: “kjo dëshmon për vëmendjen dhe rëndësinë që Selia e Shenjtë i kushton aktiviteteve të Këshillit të Evropës, veprimtarinë e së cilës Vatikani e shikon nga afër, veçanërisht për çështjet që diskutohen në këtë samit, që lidhen mbi të gjitha me situatën dhe mbështetjen e Ukrainës, me problemin e fëmijëve që janë deportuar në Rusi”. “Një vëmendje tjetër i kushtohet temës së paqes, e cila është themeli i Këshillit të Evropës. Selia e Shenjtë kërkon gjithmonë, me mundësitë e saj, të jetë pjesë aktive në kërkimin e një zgjidhjeje të mundshme paqësore, sepse duhet të mendojmë gjithmonë për të gjithë njerëzit që vuajnë dhe vdesin”.

Sipas Imzot Gancini, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë organizatës ndërkombëtare me qendër në Strasburg, “një tjetër prioritet i rëndësishëm që trajton ky samit i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës është mbrojtja e mjedisit, përpjekjet për të mbrojtur 'shtëpinë tonë të përbashkët': kjo është, siç dihet, shpresa që Selia e Shenjtë ka ndjekur prej shumë vitesh edhe në saje të mësimeve të enciklikës së Papës Laudato si'”.

“Samiti – kujton një notë e Këshillit të Evropës – përfaqëson një rast dhe mundësi historike për liderët evropianë për të riafirmuar angazhimin e tyre të përbashkët në ripohimin e vlerave themelore të Këshillit të Evropës dhe për orientimin e misionit të tij në dritën e kërcënimeve të reja në fushën e të drejtave themelore të njeriut dhe të demokracisë, si dhe për të mbështetur më tej Ukrainën përmes masave konkrete, për të ndihmuar që të arrihet drejtësia për viktimat e agresionit rus”. Samiti "duhet gjithashtu duhet të inkurajojë iniciativat që synojnë orientimin para sfidave të reja që kanë demokracia dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë mjedisin dhe inteligjencën artificiale".

16 maj 2023, 13:01