Kërko

Lo stand della LEV al Salone del Libro di Torino (foto d'archivio) Lo stand della LEV al Salone del Libro di Torino (foto d'archivio)

Shtëpia Botuese e Vatikanit, libra dhe ngjarje, në Panairin e Torinos

Nga data 18 deri më 22 maj, paraqitja e librit të ri kushtuar udhëtimit të fundit të Papës Françesku në Afrikë, kujtimi i Benediktit XVI me At Lombardin, dialogu ndërmjet Gaël Giraud dhe Carlo Petrini mbi tranzicionin ekologjik

R. SH. - Vatikan

Shtëpia Botuese e Vatikanit është e pranishme në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Torino, me një stendë të madhe në pavijonin Oval, në stendën U150, me të reja editoriale dhe takime të ndryshme me autorët e librave të rinj. Së pari do të paraqitet libri i ri i Papës Françesku, “Larg duart nga Afrika”, përmbledhje e të gjitha fjalimeve të Papës gjatë shtegtimin të fundit apostolik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut,  pasuruar me dëshmitë e njerëzve që folën para Papës: tregime për gjeste të tmerrshme dhune e faljeje, qëndrime guximi e shprese në Kontinent. Teksti pasurohet nga parathënia e Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare nigeriane e njohur ndërkombëtarisht. Vëllimi do të prezantohet të hënën, më 22 maj, në orën 20.45 nga At Alex Zanotelli, misionar Combonian, së bashku me Matteo Spicuglia-n, gazetar i Rai, në Librarinë Gulliver, pjesë e Salonit të Librit.

Dialogu i Petrinit me Giraud

Një tjetër risi absolute është dialogu ndërmjet Carlo Petrinit, themeluesit të Slow Food, me Gaël Giraud, ekonomist, teolog dhe matematikan, profesor në Universitetin Georgetown në Uashington, me titullin “Shija për të ndryshuar”, kushtuar tranzicionit ekologjik, bashkëredaktuar nga LEV e Slow Food, me një parathënie të Papës Françesku. Libri, rezultat i një dialogu të drejtuar nga Stefano Arduini, drejtor i revistës “Vita”, do të paraqitet të premten, më 19 maj, në orën 17.15, në Caffè Letterario. Të pranishëm, autorët, drejtues, Massimo Giannini, drejtor i La Stampa. Vetë Giraud do të jetë protagonist i dy takimeve të tjera kushtuar librit të “Revolucioni i ëmbël i tranzicionit ekologjik” (LEV): të shtunën, 20 maj, në orën 18:00, në librarinë Gulliver ai do të dialogojë me Marco Piccolo-n, sipërmarrës, dhe me Francesco Antonioli, drejtor i Mondo Economico; më 22 maj, në orën 18 (Sala Bianca), do të takohet me misionarin Zanotelli dhe përgjegjësin editorial të LEV, Lorenzo Fazzini.

Një kujtim i Benediktit XVI

Edhe figura dhe mendimi i Benediktit XVI do të jenë objekt i një takimi të nivelit të lartë në Salon. “​​Zoti është gjithmonë dritë dhe mister: trashëgimia e Benediktit XVI” është titulli i fjalimit që do të mbajë Atë Federico Lombardi, kryetar i Fondacionit Ratzinger, ish-drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë gjatë papnisë së Benediktit XVI, planifikuar për të premten, 19 maj, në orën 15. Takimi do të moderohet nga gazetari Domenico Agasso, korrespondent i Vatikanit për gazetën La Stampa.

Fazzini: rast për të thelluar magjisterin e Françeskut

“Në këtë edicion të Salonit, LEV është e pranishme me propozime editoriale dhe takime me autorë për thellimin të magjisterit të Papës Françesku”, shpjegon Fazzini. "Teksti i ri "Larg duart nga Afrika!" është rast i përshtatshëm për të shfletuar fjalimet e Papës gjatë shtegtimit të tij në Kongo dhe Sudanin e Jugut, shtegtim që ishte dëshmi e madhe e afërsisë dhe profecisë në Afrikën e sotme. Teksti i Giraud dhe Petrini “Shija e ndryshimit, ashtu si dhe Revolucioni i ëmbël i tranzicionit ekologjik, i Giraud-it, ofrojnë mundësinë e ballafqimit me propozimin e tranzicionit ekologjik, i cili propozon rrugë konkrete, në gjurmët e enciklikës Laudato si' Kështu, Libreria Editrice Vaticana i ofron publikut të Salonit mundësi konkrete për t’i njohur më thellësisht parimet frymëzuese të Fratelli tutti dhe t Laudato si', dy enciklikat e Papës Françesku, “që skicojnë rrugën e shtegtimit të Kishës në kohën tonë”.

16 maj 2023, 10:25