Imzot Gänswein kthehet në Freiburg më 1 korrik
Kryeipeshkvi gjerman, për shumë vite sekretar i Benediktit XVI , kthehet për momentin në dioqezën e origjinës. Më 28 shkurt ai përfunduar detyrën e tij si prefekt i Shtëpisë Papnore
R.SH. - Vatikan
Kryeipeshkvi gjerman imzot Georg Gänswein, për vite sekretar personal i Benediktit XVI, për momentin kthehet në dioqezën e tij të origjinës, Freiburg, nga 1 korriku i ardhshëm. Kështu ka vendosur Papa Françesku, bën të ditur një njoftim i Selisë së Shenjtë, duke specifikuar se më 28 shkurt prelati gjerman ka përfunduar detyrën e tij si prefekt i Shtëpisë Papnore.
15 qershor 2023, 12:46