Kërko

Donne eritree  (AFP or licensors) Donne eritree (AFP or licensors)

Roaco, fillon seanca plenare mbi Tokën e Shenjtë, Eritreanë, Turqinë e Iranin

Nga data 19 deri më 22 qershor, në Romë, mbahen punimet e organizmit të Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore. Në seancën e nesërme, fjalimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit kardinalit Parolin mbi veprimin diplomatik të Selisë së Shenjtë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe Etiopinë. Në përfundim të asamblesë, audienca, në Vatikan, me Papën Françesku

R. SH. Vatikan

Asambleja e 96-të Plenare e ROACO-s (Takimi për Veprat Ndihmë për Kishat Lindore) filloi sot, e hënë 19 qershor e do të zhvillohet deri të enjten më 22, në ‘Casa La Salle’, në Romë. Punimet fillojnë me Komitetin Drejtues pasditen e sotme, ndërsa nesër, e martë më 20 qershor, në orën 8.30 kryeipeshkvi imzot Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore dhe president i ROACO-s, do të kryesojë kremtimin Eukaristik gjatë së cilit do të lutet për paqe dhe do të kujtohen të gjithë bamirësit e gjallë dhe të vdekur, duke ia besuar Zotit dhe ndërmjetësimit të Virgjrës Mari, Nënës së Shenjtë të Zotit zhvillimin e seancave që janë në program dhe në veçanti vendet përkatëse që vazhdojnë t’i vuajnë pasojat e luftës, paqëndrueshmërisë sociale dhe politike.

Ndërhyrja e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit Parolin

Në sesionin e parë vëmendja do të përqendrohet mbi situatën në Tokën e Shenjtë, nëpërmjet kontributeve të delegatit apostolik në Jerusalem, Imzot Adolfo Tito Yllana, të Rojtarit të Malit të Sionit, fra Francesco Patton OFM dhe i Zv.Kancelarit të Universitetit të Bethlehemit, fra Peter Bray FSC. Gjithnjë gjatë sesionit të parë do të shpërndahen edhe informacione në lidhje me mbledhjen e lëmoshës ‘Pro Terra Sancta’ 2022. Në fund të paradites, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do të ndërhyjë me paraqitjen e veprimit diplomatik të Selisë së Shenjtë në lidhje me Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe Etiopinë.

Fokusi mbi Turqinë dhe Iranine

Në seancën e pasdites së nesërme, e martë 20 qershor, vëmendja do të zhvendoset drejt Turqisë dhe Iranit, falë pranisë dhe prezantimeve të nuncëve (diplomatëve) apostolik përkatëse, Imzot Marek Solczyński e Imzot Andrzej Jozwowicz. Dita e parë do të mbyllet me fjalimin e Imzot Menghesteab Tesfamariam, kryeipeshkëv metropolitan i Asmarës, i cili do të flasë për situatën socio-politike dhe fetare në Eritreanë.

Dëgjimi i të rinj nga 13 vende

Dita e mërkurë, më 21 qershor, do t'i kushtohet dëgjimit të të rinjve që kanë ardhur në Romë nga trembëdhjetë vende të Kishave Lindore dhe nga Kishave Latine që janë nën juridiksionin e Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore. 30 të rinjtë janë në Romë që nga 16 deri më 23 qershor për të reflektuar mbi temën "Kisha që bashkëndan udhëtimin me të rinjtë: aktorë të rinj për të mirën e përbashkët". Gjatë ditëve të kaluara në Romë, të rinjtë kanë pasur mundësinë të njihen me njëri-tjetrin, të luten së bashku, të reflektojnë mbi aspekte të ndryshme që propozon tema, të vizitojnë qytetin dhe në fund të bashkëndajnë reflektimet e tyre me pjesëmarrësit e Plenares së lartpërmendur se si të promovohet e mira e përbashkët, protagonistë të së cilës janë sot pikërisht të rinjtë.

Audienca me Papën

Në Asamblenë 96-të Plenare të Veprave Ndihmë për Kishat Lindore, përveç relatorëve, marrin pjesë edhe përfaqësues të agjencive katolike që janë pjesë e ROACO-s, eprorët dhe zyrtarët e Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore dhe përfaqësues të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet të Sekretarisë të Shtetit të Selisë së Shenjtë.

Punimet do të përfundojë me Komitetin Drejtues në fund të seancës plenare për të vlerësuar elementët e ndryshme të kësaj ngjarjeje dhe për të planifikuar takimet e ardhshme. Së fundi, të enjten paradite, më 22 qershor, është në program audienca me Papën Françeskun.

19 qershor 2023, 12:45