Kërko

Cardinale  Tolentino de Mendonça Cardinale Tolentino de Mendonça

Kardinali Tolentino de Mendonça: Epna , o Zot, hirin për fillime të reja!

Epna , o Zot, hirin për fillime të reja!/Mos na lejo të rropatemi për të ditur çka ishte,/ na jep dashurinë e zemrës, për të rrokur çka është.../Të vëmendshëm e të gatshëm,/si kush kujdeset për të tjerët./E po aq besimplotë,/sa ata që guxojnë…/ Jepi jetës sonë, o Zot, urtinë tënde.

R.SH. / Vatikan

Kardinali Josè Tolentino Mendonça: ftesë për lutje

Epna , o Zot, hirin për fillime të reja!

Mos na lejo të rropatemi për të ditur çka ishte,

na jep dashurinë e zemrës, për të rrokur çka është.

Larg nga ajo, që përsëritet gjithmonë:

larg nga gjykimet mekanike

që e banalizojnë historinë

duke e lënë pa habi e pa shpresë!

Mësona se e papritura është nënshkrimi yt në kohë.

Na bëj të habitemi, si qenie që lulëzojnë.

E të bëhemi vetvetja, si ata që këtë dëshirojnë.

Të vëmendshëm e të gatshëm,

si kush kujdeset për të tjerët.

E po aq besimplotë,

sa ata që guxojnë…

Jepi jetës sonë, o Zot, urtinë tënde.

Ndihmona që fjalët t’i ngjinojmë

sepse janë muret qe të fshehin nga ne:

t’i ngjinojmë fjalët

ku dashuria s’duket,

fjalët e ngatërruara e  monotone,

fjalët e mërzitshme e të rraskapitura.

Na jep, o Zot, fjalë mbrojtëse

si gardhe me tela…

Jepna forcë të mbjellim degën e gjelbër,

lulen e papritur në vjeshtë,

ftesën e papërmbajtshme

që na bën të rilindim.

Epna, o Zot, hirin për fillime të reja!

Amen

 

Josè Tolentino Mendonça

Kardinal, teolog e poet portugez

25 mars 2024, 11:58