Kërko

Ipeshjkvijtë  gjermanë në Vatikan Ipeshjkvijtë gjermanë në Vatikan  (Dt. Bischofskonferenz)

Takimi i Kuries Romake me ipeshkvijtë gjermanë në Vatikan: "Klimë konstruktive"

Komunikatë e përbashkët e Selisë së Shenjtë dhe Konferencës Ipeshkvnore Gjermane: vazhdon dialogu i nisur në vitin 2022. U diskutuan çështje të hapura teologjike, të pasqyruara në dokumentet e Rrugës Sinodale të Kishës në Gjermani, duke sqaruar dallimet dhe konvergjencat. Takimi i ardhshëm,para verës

R. SH. - Vatikan

Në Vatikan, dje, më 22 mars, përfaqësuesit e Kuries Romake dhe të Konferencës Ipeshkvnore Gjermane (CET) u takuan për të vazhduar dialogun e nisur gjatë vizitës ad limina të ipeshkvijve gjermanë në nëntor 2022 dhe vazhdoi me një shkëmbim mendimesh më 26 korrik 2023. Siç informon deklarata e përbashkët e Selisë së Shenjtë dhe CET, takimi i djeshëm, i cili zgjati gjithë ditën, u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive: “U diskutuan disa probleme teologjike, të ngritura në dokumentet e Rrugës Sinodale të Kishës në Gjermani. Kjo krijoi mundësinë për të dalluar edhe konvergjencat individuale, sipas metodës së miratuar në raportin përmbldhës përfundimtar të Sinodit të Kishës universale të tetorit 2023”.

Takimi i ardhshëm, para verës 2024

U vendos të ketë shkëmbim të rregullt ndërmjet përfaqësuesve të Konferencës së Ipeshkvijve Gjermanë dhe Selisë së Shenjtë për punën e mëtejshme të Rrugës Sinodale dhe të Komitetit Sinodal, kujton sërish deklarata. “Ipeshkvijtë gjermanë sqaruan se kjo punë do të synojë të identifikojë format konkrete të ushtrimit të sinodalitetit të Kishës në Gjermani, në përkim me eklesiologjinë e Koncilit II të Vatikanit, dispozitat e së drejtës kanonike dhe frytet e Sinodit të Kishës universale, duke i dorëzuar, më pas, për miratimin e Selisë së Shenjtë”. Palët u morën vesh që të zhvillojnë një takim të radhës, para verës së vitit 2024.

Palët e pranishme

Të pranishëm për Kurien Romake ishin kardinajtë Victor Fernandéz, Kurt Koch dhe Pietro Parolin, Robert F. Prevost dhe Arthur Roche dhe Kryepeshkopi Filippo Iannone.

Për palën gjermane, Imzotët Georg Bätzing, Stephan Ackermann, Michael Gerber, Peter Kohlgraf, Bertram Meier, Franz-Josef Overbeck, përkatësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Gjermane dhe kryetar i Komisionit Episkopal për liturgjinë, për thirrjen dhe shërbimet kishtare, për Kujdesin baritor, për Kishën Universale, për Fenë, si dhe Sekretarja e Përgjithshme, Doktoresha Beate Gilles dhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore, Matthias Kopp.

23 mars 2024, 13:37