Kërko

cardinale vicario di Roma Angelo De Donatis cardinale vicario di Roma Angelo De Donatis

Kardinali De Donatis emërohet kryependestar i ri papnor

Vikari i Përgjithshëm i Papës për dioqezën e Romës që nga viti 2017, kardinali De Donatis zëvendëson kardinalin Mauro Piacenza. ipeshkvi ndihmës i Romës imzot Daniele Libanori emërohet këshilltar i Atit të Shenjtë për jetën e përkushtuar rregulltare

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ka bërë një ndryshim në kryesinë e Pendestarisë Apostolike, duke emëruar si kryependestar të ri kardinalin Angelo De Donatis, 70 vjeç, i cili që prej datës 26 maj 2017 mbante postin e vikarit të përgjithshëm për Dioqezën e Romës, si dhe kryeprift i Bazilikës së Lateranit në Romë.

Kardinali De Donatis zëvendëson kryependestarin aktual, kardinalin Mauro Piacenza, i cili e mbante këtë detyrë që nga viti 2013 dhe që do të mbushë 80 vjeç shtatorin e ardhshëm.

Emërimi i Imzot Libanorit

Papa ka emëruar gjithashtu si këshilltar të tij për Jetën e Përkushtuar Rregulltare jezuitin Imzot Daniele Libanori, 70 vjeç, ndihmës i Dioqezës së Romës që nga viti 2017.

06 prill 2024, 12:53