Kërko

In aumento il numero dei cattolici nel mondo, lo indicano l’Annuario Pontificio e l’Annuarium Statisticum Ecclesiae In aumento il numero dei cattolici nel mondo, lo indicano l’Annuario Pontificio e l’Annuarium Statisticum Ecclesiae

Numri i katolikëve në botë shtohet: janë 1 miliard e 390 milion

Në vitin 2022 numri i përgjithshëm i të pagëzuarve rritet, posaçërisht në Afrikë ndërsa në krahasim me të të kaluarën, pakësohen thirrjet meshtarake. Janë këto disa nga të dhënat me të cilat na njeh Vjetari Statistikor i Kishës 2021 dhe Vjetari Papnor 2024, realizuar nga Zyra qëndrore e Statistikës së Kishës.

R.SH. / Vatikan

Numri i katolikëve në botë arrin në 1 miliard e 390 milion.  Numri global i të pagëzuarve në vitin 2022 u rrit sidomos në Afrikë, ndërkohë, në përkim me të kaluarën, thirrjet për meshtari janë në rënie. Këto, të dhënat e Annuarium Statisticum Ecclesiae 2021 dhe Annuarium Pontificio 2024 redaktuar nga Zyra Qendrore e Statistikave të Kishës.

 Rritet numri i katolikëve të pagëzuar në nivel global, i ipeshkvijve në kontinentin aziatik dhe afrikan si dhe i diakonëve të përhershëm në Afrikë, Azi dhe Oqeani, ndërsa vërehet pakësimi i thirrjeve meshtarake, i priftërinjve, rregulltarëve pa kushte dhe i femrave të kushtuara. Këto, të dhënat statistikore që dalin nga Vjetari i Kishës 2022 dhe nga Vjetari Papnor 2024, aktualisht nëpër librari, përgatitur për botim nga Tipografia e Vatikanit e botuar nga Zyra Qendrore e Statistikave të Kishës. Duke lexuar të dhënat e Vjetarit Papnor, mund të njihemi me jetën e Kishës Katolike në botë nga 1 dhjetori 2022 - deri më 31 dhjetor 2023. Gjatë kësaj periudhe u themeluan 9 seli të reja ipeshkvnore dhe 1 Administraturë Apostolike; 2 seli ipeshkvnore u ngritën në seli metropolitane dhe një Vikariat Apostolik, në seli ipeshkvnore. Të dhënat statistikore të Annuarium Statisticum Ecclesiae krijojnë mundësinë  e njohjes së faktorëve kryesorë, që ndikojnë në evolucionin e Kishës Katolike në botë.

Më poshtë, njoftimet mbi disa aspekte themelore të Kishës Katolike ndërmjet viteve 2021 dhe 2022: - Numri i katolikëve të pagëzuar globalisht është rritur nga 1,376 milion në vitin 2021 - në 1,390 milion, në 2022, me një rritje relative prej 1.0%. Shkalla e ndryshimit është e ndryshme nga kontinenti në kontinent: ndërkohë, ndërsa në Afrikë numri i katolikëve është rritur, në të njëjtën periudhë, nga 265 në 273 milionë (3%), në ekstremin e kundërt, në Evropë, vërehet një situatë stabiliteti (në 2021 dhe 2022 do të ketë 286 milionë katolikë). Situatë e ndërmjetme është e regjistruara në Amerikë dhe Azi, ku rritja e numrit të katolikëve është e ndjeshme (përkatësisht +0,9% dhe +0,6%), në përputhje me zhvillimin demografik të dy kontinenteve. Stacionaritet, në vlera absolute dukshëm më të ulëta, shënohet për Oqeaninë;

Numri i ipeshkvijve gjatë periudhës dyvjeçare 2021-2022 u rrit me 0,25%: nga 5340 në 5353 njësi. Kjo lëvizje e rritjes vërehet në Afrikë dhe në Azi, me variacione relative përkatësisht të barabarta me 2.1 dhe 1.4%. Situatë e qëndrueshme në Amerikë (me 2000 njësi) dhe në Oqeani (me 130), ndërsa me rënie të lehtë (-0.6%) në Evropë (nga 1.676 në 1.666 njësi);

- Viti 2022 shënon rënie të mëtejshme të numrit të priftërinjve krahasuar me një vit më parë, duke vazhduar kështu me frymën që karakterizoi vitet e fundit, nisur nga viti 2012. Numri global i priftërinjve në botë në vitin 2022, krahasuar me atë të vitit 2021, pësoi rënie prej 142 njësish, duke u pakësuar nga 407,872 në 407,730 njësi. Nëse Afrika dhe Azia paraqesin dinamikë të qëndrueshme (përkatësisht +3,2% dhe 1,6%) dhe Amerika mbetet pothuajse e palëvizshme, Evropa, me peshën më të madhe të përgjithshme, dhe Oqeania, nga ana tjetër, shënojnë norma negative dhe të barabarta ndryshimi, respektivisht me 1,7 dhe 1.5 përqind.

 Numri i djakonëve të përhershëm vazhdon të rritet: në vitin 2022, me 2% krahasuar me datën e një viti më parë, duke arritur nga 49,176 - në 50,150 njësi. Përmirësohet, kështu, në të gjitha kontinentet me ritme të konsiderueshme. Në Afrikë, Azi dhe Oqeani, ku nuk arrijnë ende 3% të totalit, rriten me 1,1%, duke arritur në 1380 njësi në vitin 2022. Shifra përmirësohet edhe në zonat ku prania e tyre sasiore është e rëndësishme. Në Amerikë dhe në Evropë, ku banon 97,3% e popullsisë së përgjithshme, numri i diakonëve, në periudhën e fundit dyvjeçare, pa kushte përbën një grup në tkurrje në nivel global: ishin 49,774 njësi në 2021, janë 49,414 në 2022.  

Rregulltaret me kushte përbëjnë një numër të përcaktuar: në vitin 2022 e tejkaluan numrin e priftërinjve në të gjithë planetin me pothuajse 47%, ndërsa aktualisht janë në rënie të ndjeshme. Në nivel global, arritën nga 608,958 njësi në 2021 - në 599,228 në 2022, me një rënie relative prej 1.6%. Afrika është kontinenti me rritjen më të madhe të rregulltareve, numri i të cilave arriti nga 81,832 njësi - në 2021 në 83,190 në 2022, me një rritje relative prej 1.7%. Pasohet nga zona e Azisë Juglindore, ku numri i rregulltareve arriti nga 171,756 në 2021, në 171,930 në 2022, me një rritje prej vetëm 0.1%. Në zonën jugore dhe qendrore të Amerikës janë në rënie: nga 98,081 rregulltare në 2021, në 95,590 në 2022, me një rënie globale prej 2.5%. Së fundi, janë tri zona kontinentale që kanë tkurrje të theksuar: Oqeania (-3,6%), Evropa (-3,5%) dhe Amerika e Veriut (-3,0%);

- Rënia, që karakterizoi pakësimin e  thirrjeve meshtarake që nga viti 2012, vazhdon: në vitin 2022 numri i seminaristëve arriti në 108481 njësi, me një variacion prej -1.3% krahasuar me situatën e një viti më parë.

 Kriza e thirrjeve, që ka prekur Evropën që nga viti 2008, duket se nuk po ndalet: në periudhën dyvjeçare 2021 -2022, numri i seminaristëve është ulur me 6%. Në Oqeani, thirrjet meshtarake në vitin 2022 tejkaluan ato të 2021-it me 1,3%. Nga 108,481 seminaristë nga e gjithë bota, në vitin 2022, kontinenti me numrin më të madh të seminaristëve është Afrika me 34,541 njësi. Pasohet nga Azia me 31,767, Amerika me 27,738, Evropa me 14,461 dhe në fund Oqeania me 974 seminaristë.

05 prill 2024, 12:25