Kërko

 Santa Faustina Kowalska Divina Misericordia Santa Faustina Kowalska Divina Misericordia

Të lutemi, me Motrën Faustina: O Zot, mëshirën Tënde dua

“...O Zot, dëshiroj të shndërrohem tërësisht/ në Mëshirën Tënde/ e të jem pasqyra e gjallë e Jotja./ Më ndihmo, o Zot, që sytë e mi të jenë të mëshirshëm,/ e kurrë të mos kem dyshim;/ të mos gjykoj në bazë të pamjeve të jashtme,

R.SH. / Vatikan

Të lutemi, me Motrën Faustina...

Si lypësit, kërkoj mëshirën tënde për mëkatarët

Jezus, e vërteta e përjetshme dhe jeta jonë,

si lypësit kërkoj mëshirën tënde për mëkatarët.

Zemra e ëmbël e Zotit tim, plot dhembshuri dhe mëshirë,

po të lutem për ta.

 O Zemër, gurrë e mëshirës, ​​

nga e cila rrjedhin rreze hiresh

të pakrahasueshme mbi mbarë njerëzimin,

të kërkoj dritë për ata që janë në mëkat.

Jezus, kujto mundimin tënd të hidhur

e mos lejo që shpirtrat e shpenguar

me çmimin kaq të lartë të gjakut tënd, të humbasin.

Jezus,

kur mendoj për vlerën e madhe të gjakut tënd,

gëzohem për një madhështi të tillë!

Edhe pse mëkati është humnerë mosmirënjohjeje e ligësie,

çmimi që u pagua për të është pafundësisht më i madh se mëkati.

Një gëzim i pamasë ndizet në zemrën time,

kur admiroj këtë mirësi të paadmirueshme.

Jezusi im!

 dëshiroj t'i sjelli të gjithë mëkatarët tek këmbët e tua,

që të lavdërojnë mëshirën tënde të pafund.

 “Dashuria e përjetshme e flaka e pastër,

digjen paprerë në zemrën time!

duke më thirrur

të marr pjesë në lumturinë Tënde të përjetshme...”

(Ditari, 1523).

 

“O Zot i mëshirshëm, që nuk na përbuz,

por na mbush vazhdimisht me hiret e Tua,

na bëj të denjë për mbretërinë Tënde dhe,

në mirësinë Tënde,

mbushi me njerëz vendet që u braktisën

nga engjëjt mosmirënjohës.

O Zot i Mëshirës së Madhe,

që e largove shikimin Tënd të shenjtë nga engjëjt rebelë

dhe e solle nga njeriu i penduar,

nderi dhe lavdia i qofshin

Mëshirës Sate të padepërtueshme..”

(Ditari, 1339).

 

“O Jezus, i mbërthyer mbi kryq,

të lutem, më jep hirin të përmbush me besnikëri

vullnetin e shenjtë të Atit Tënd,

gjithmonë, kud, në gjithçka.

E kur vullneti i Zotit të duket i rëndë dhe i vështirë,

të lutem, Jezus, zbrit mbi mua,

e buzët e mia do të përsërisin:

Zot, u bëftë vullndesa jote …

Më jep hirin të harroj veten time,

e të jetoj plotësisht për shpirtrat,

me Ty në veprën e shëlbimit,

sipas vullnetit shenjt të Atit tënd..."

(Ditari, 1265)

 

...O Zot, dëshiroj të shndërrohem tërësisht

në Mëshirën Tënde

e të jem pasqyra e gjallë e Jotja.

 Më ndihmo, o Zot, që sytë e mi të jenë të mëshirshëm,

e kurrë të mos kem dyshim;

të mos gjykoj në bazë të pamjeve të jashtme,

por të shoh atë që është e bukur në shpirtin e gjithkujt!

 Më ndihmo, që veshët e mi

të mos jenë të çkujdesur ndaj dhimbjes së tjetrit!

Më ndihmo, o Zot, që gjuha ime të jetë e mëshirshme

dhe të mos flasë kurrë keq për të tjerët,

por të ketë  fjalë ngushëllimi dhe falje për të gjithë.

Ndihmomë, o Zot, që duart e mia të jenë të mëshirshme

e plot me vepra të mira,

Më ndihmo, o Zot, ta bëj zemrën time të mëshirshme,

që të rrahë veç për tyt

edhe për vuajtjet e të tjerëve (...)

(Ditari, 1523).

07 prill 2024, 14:49